Gjėrat janė ashtu sikur qė i sheh njeriu se janė.

Një fabrikë e këpucëve i kishte dërguar një herë dy përfaqësues në një krahinë të pazhvilluar që të studiojnë mundësinë e zgjerimit të veprimtarisë së ndërmarrjes së tyre.

I pari e kishte dërguar këtë porosi: “Askush nuk vesh këpucë këtu. Nuk ka mundësi të zgjerimit. Të gjithë ecën të zbathur.”

I dyti e kishte dërguar këtë porosi: “Askush nuk vesh këpucë këtu. Mundësi e shkëlqyeshme për zgjerim të veprimtarisë sonë.’