Furra me mikrovalë është pajisje e kuzhinës e cila përdoret për nxehjen e ushqimit. Furra punon duke përdorur mikrovalë me rrezatim për të nxehur molekulat e polarizuara brenda ushqimit.
Furra e parë me mikrovalë është ndërtuar pas luftës së dytë botërore duke përdorur teknologjinë e radarit. Edhe pse prej vitit 1947 ka qenë e mundur blerja e furrave të këtilla përdorimi i tyre në kuzhina shtëpiake nuk ka qenë i njohur deri në vitin 1967, sepse ato kushtonin shumë dhe ishin tepër të mëdha.
Furra me mikrovalë nuk është e përshtatur për të pjekur bukë apo diçka tjetër. Për këtë arsye kjo furrë përdoret kryesisht për nxehjen e ushqimit. Shumë fabrika prodhojnë ushqime të pjekura më herët dhe i ruajnë ato posaçërisht për furrë me mikrovalë. Ata përdorin shije shtuese me mjete kimike për këtë teknologji.
| Em: | Një furrė | Dy furra |
| Gj: | Ky është i furrės ... | Ky është i furrave ... |
| Dh: | I dhashë furrėn ... | Ju dhashë furrave ... |
| Ka: | E pashë furrėn ... | I pashë furrat ... |
| Rr: | Prej furrės ... | Prej furrave ... |