
Koha është të duhemi
të kesh besim në mua kur të them: Trime,
të kem besim në ty kur më thua: Trim.
Por kokën time kryenece shumë kurthë ngrite,
shumë e pushkët mbushi babai yt, fisi yt,
një mijë e një të zeza kurdise ku do ma zije priten.
E nën kulm banonim,
nga frengjia me dritë më peshove,
me ditë lexoja Shekspirin në hijen e Kullës,
se mos do te takoj te kroni i shpresave.
Ma ruaj syrin, dashuria ime,
ma ruaj shpindën nga dielli, nga acari!
Kam frikë se ma therin syrin cubat e territ,
kam frikë se më vrasin pas shpinde të pabesët.
Dashuria ime, ma zgjat dorën ta kapercejmë ketë ujë të madh,
i huaj s'jam, as nuk vij nga tokë e vdekshme.
Në fund të livadhit të kositur a po sheh:
ai kali i bardhë është yni e tash përgjithmonë.
Më shikon drejt në sy, leri zenkat, fjalët, sharjet,
Unë do të të sjell lulen nga zemra e bjeshkës,
do ta ndez llampën në kullë,
do ta hedh farën në tokën e re.
Kur të desha, qoja dashuri me një grua të marrë,
e mahalla jehonte nga shpifjet.
Na iku jeta, trime, s'menduam pak edhe për vete,
Koha është të duhemi.
| Çajupi (6) | Bogdani (8) | Drenova (4) | Frakulla (3) |
| Frashëri (5) | Kadare (2) | Kamberi (2) | Kuteli (14) |
| Malëshova (2) | Mekuli (4) | Mjeda (6) | Nikolla (12) |
| Noli (5) | Pasha (1) | Podrimja (5) | Poradeci (1) |
| Rada (3) | Serembe (1) |