Mësime Shqip
kthehu tek faqja kryesore
Mësime për teknologjinë informative

Këtu mund të lexoni mësime për krijimin e faqeve të uebit, për programe grafike, për programe të mjeteve të ndryshme të shfaqjes së informatës së uebit. Nëse keni pyetje kontaktoni me ne. Ju përgjigjemi pa obligime ndaj nesh, pa regjistrim, pa anëtarësim, pa kërcënime, pa sharje, pa bezdisje në adresën tuaj dhe pa keqpërdorim të të dhënave të dërguara në adresën tonë.

Lejohet çdo përdorim i mësimeve të shkruara këtu, për çdo qëllim: personal ose komercial. Nuk kërkohet leje e posaçme me shkrim nga porta shqipe. Mirëpo përpos përdorimit personal duhet të tregohet qartë se autori i shkrimit është Porta Shqipe.

Edhe shkrimet tuaja janë të mirëseardhura për botim këtu. Emri i autorit tregohet për çdo shkrim. Kusht i vetëm është që mësimi të jetë i shkruar në gjuhë të pastër shqipe. Nëse dëshironi ne i korrigjojmë gabimet gjuhësore për ju (natyrisht, pa i treguar vizitorit dhe nëse nuk janë të tepërta). Pa këtë të drejtë nuk i botojmë shkrimet tuaja.

Kontributi juaj!

Të gjitha mësimet e botuara tek Porta Shqipe mund të përdoren pa pagesë nga të gjithë. Puna jonë vullnetare do të vazhdoj, pa marrë parasysh se cilat janë qëllimet tuaja për ata që flasin shqip. Nuk jeni të obliguar për asgjë as tani dhe as në të ardhmen.

Ne nuk jemi organ qeveritar dhe nuk mund të shpallim tender që të ndajmë paratë me ju, mirëpo kontributi juaj është e mirëseardhur. Ju mund të dërgoni mësime vullnetare, ose donacione me të cilat ne i paguajmë ekspertët që të shkruajnë ose të përkthejnë mësime shqip.