Faqet e sajtit të uebit mund të shkruhen në gjuhë të ndryshme. Gjuha më e njohur është HTML. Kjo gjuhë është statike dhe nënkupton se kur vizitori e kërkon faqen në serverin e uebit e gjithë faqja i dërgohet atij ashtu sikur që është në server. Vizitori ka gjithashtu mundësi që të lexoj kodin e përpunimit të faqes.
Gjuha ASP është gjuhë dinamike. Kjo do të thotë se serveri e analizon kërkesën e vizitorit dhe ja dërgon atij vetëm rezultatin e kërkesës. Dokumenti i cili tregohet në shfletues është tani dokument i ri, i krijuar nga vetë serveri. Vizitori nuk ka mundësi që të shikojë burimin e kodit sepse ai kod nuk i është dërguar atij fare pas hapjes së faqes në shfletues.
ASP është shkurtesë për Active Server Page (faqe aktive e serverit). Për ASP përdoret më së shumti gjuha VBScript, por edhe gjuha JScript. JScript është gati njësoj sikur JavaScript, por përdoret kryesisht për ekzekutim nga serveri. JavaScript përdoret më së shumti për ekzekutim nga kompjuteri i klientit. JScript dhe JavaScript kanë një dallim thelbësor. JScript është i Microsoft-it dhe nuk punon në shfletues të kompanive tjera. JavaScript punon në të gjithë shfletuesit, pra edhe tek shfletuesit e Microsoft-it.
Për të pasur mundësi të përdorimit të gjuhës ASP duhet të jetë instaluar në server sistemi Microsoft Windows dhe Internet Information Server, shkurtimisht IIS.
Hap bllokun e shënimeve të Windows-it. Për të hapur këtë program me Windows Vista kliko në pullën Nis (Start) shkruaj në fushën e kërkimit Notepad dhe shtype pullën Enter.

Shkruani këtë kod dhe ruani dokumentin me prapashtesën .asp në serverin e uebit në kompjuterin lokal apo në rrjet. Kjo është e domosdoshme.
Hape këtë faqe nga adresa http:// ... dhe nëse në shfletues tregohet teksti kështu, atëherë ASP mund të përdoret si gjuhë e programimit: