Porta shqipe   |  Mësime për ASP

Funksioni “if”, “elseIf” dhe “else

Vërejtje: Ky mësim është identik me mësimin për gjuhën PHP. Vetëm sintaksa e ASP-së është ndryshe këtu.

Funksioni “if” if do të thotë anglisht “nëse”, “elseIf” do të thotë “nëse përndryshe” dhe “else” “përndryshe”. Sikur që fjala e thotë ashtu edhe përdoret ky funksion, sipas kushtit.

Ja këtu një shembull i thjeshtë në të cilin tregohet teksti në faqe sipas asaj që është plotësuar nga vizitori në faqe. Për ta kontrolluar se si punon kopjoni këtë kod dhe ruani dokumentin me emrin e njëjtë sikur tek veprimi (action).

if.asp

<form method="get" action="funksioni_if.asp">
<input type="text" name="fjala" />
<input type="submit" value="demonstrim" />
</form>

<%
dim fjala
fjala = request.querystring("fjala")
if fjala = "" then
response.write("Ju lutem plotësoni fjalën e cila kërkohet!")
elseIf fjala = "porta" then
response.write("Po, kjo është fjala e cila kërkohet. Vazhdoni këtu më tutje ")
else
response.write("Fjala " & fjala & " është gabim.")
end if
%>

 

Kodi Sqarimi
dim shkurtesë për anglisht “dimension” (shqip do të thotë kjo fjalë “përmasë”)
fjala ndryshore e emëruar nga ne e cila e zëvendëson atë që është pas barazimit
request.querystring("fjala") fusha nga formulari me emrin në mes të thonjëzave
if fjala = "" then nëse fjala është (e zbrazët), atëherë ...
response.write tregoje këtë tekst në faqe
& do të thotë “edhe”; funksioni ose ndryshorja pa thonjëza, teksti në mes thonjëzave
elseIf fjala përndryshe nëse fjala është (sikur ajo në mes të thonjëzave) ...
else përndryshe (nëse fjala është diçka tjetër)
end if përfundo kushtin nëse

 

Për arsimtarë
Për kursistët ose nxënësit tuaj mund të përdorni si ushtrim krijimin e një formulari me mundësi të ridrejtimit, sipas emrit i cili plotësohet. I gjithë materiali edukues për këtë ushtrim është botuar në këtë pjesë të sajtit tonë.
© Porta Shqipe - 2010 - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara