Porta shqipe   |  Mësime për ASP

Lidhja me skedarin me të dhëna nga Microsoft SQL

Vërejtje: Ky mësim është identik me mësimin për gjuhën PHP. Vetëm sintaksa e ASP-së është ndryshe këtu.

SQARIM PËR EMRIN: Skedari i të dhënave quhet në gjuhën shqipe me emra të ndryshëm tani, për shembull databezi, databejzi, databazi, databasi dhe disa emra të tjerë të pakuptimtë shqip. Ne e quajmë këtë skedar tek Porta në gjuhën shqipe: ose "skedar/skedë me të dhëna" ose "bazë e të dhënave".

Në këtë mësim tregohet lidhja me skedarin e të dhënave në formatin Microsoft SQL. Në këtë skedar vendosen të dhënat në tabelë. Kjo tabelë ka fusha me emra. Këto të dhëna tregohen në faqe, sipas kërkesës sonë.

Tabela e këtij mësimi ka tre fusha me këta emra:

  1. numri_id
  2. emri
  3. mbiemri

Kështu duket kjo tabelë vizualisht:

numri_id emri mbiemri
1 Drenusha Gashi
2 Bardh Bytyqi
3 Edon Krasniqi
4 Drenush Kelmendi
5 Edona Morina
6 Bardha Berisha

Në SQL krijohet tabela me kod kështu:

CREATE TABLE anetaret
(
numri_id smallint,
emri varchar(255),
mbiemri varchar(255),
)

Pas krijimit i fusim të dhënat në tabelë kështu:

INSERT INTO anetaret (numri_id, emri, mbiemri)
select '1','Drenusha', 'Gashi'
UNION ALL
select '2','Bardha', 'Bytyqi'
UNION ALL
select '3','Edon', 'Krasniqi'
UNION ALL
select '4','Drenush', 'Kelmendi'
UNION ALL
select '5','Edona', 'Morina'
UNION ALL
select '6','Bardh', 'Berisha'

Dhe kështu e bëjmë ne lidhjen me bazën tonë të dhënave në MySQL (lexo sqarimin në fund).

Përdoruesit e gjuhës PHP duhet ta vërejnë këtu se nuk lejohet futja e shënimeve të shumëta sikur në MySQL. Ato duhet të futen një nga një ose me këtë metodë e cila tregohet këtu. Gjithashtu me rëndësi është se nga kompania Microsoft nuk lejohet përdorimi i germës shqipe ë dhe ç për asnjë emër të funksioneve gjatë programimit në ASP. Vetëm germat nga gjuha angleze lejohen. Kjo nuk vlen për të dhënat nga baza.

emrat.asp

<%
dim lidhjaMeBazen
dim lidhjaMeServerin
dim shenimiNgaBaza
dim kerkesaPerBazen

lidhjaMeServerin="DRIVER={SQL Server}; SERVER=127.0.0.0; UID=studenti; PWD=dituria; DATABASE=mesime_nga_porta"

kerkesaPerBazen="SELECT * FROM anetaret"

set lidhjaMeBazen = Server.CreateObject("ADODB.Connection")
set shenimiNgaBaza = Server.CreateObject("ADODB.recordset")

lidhjaMeBazen.open lidhjaMeServerin
shenimiNgaBaza.open kerkesaPerBazen, lidhjaMeBazen

if shenimiNgaBaza.eof then
response.write ("Nuk gjendet asnjë shënim në bazën e të dhënave.")

else

do while not shenimiNgaBaza.eof
response.write shenimiNgaBaza("numri_id") & " "
response.write shenimiNgaBaza("emri") & " "
response.write shenimiNgaBaza("mbiemri") & " "
response.write "<br>"
shenimiNgaBaza.moveNext
loop
end if

shenimiNgaBaza.close
set shenimiNgaBaza=nothing
lidhjaMeBazen.close
set lidhjaMeBazen=nothing
%>

VËREJTJE PËR FILLESTARË: Këtu përdoret adresa e serverit lokal. Nëse serveri juaj është në rrjet duhet ta përdorni atë adresë të PI-së. UID është shkurtesë për user ID (emër i përdoruesit) dhe PWD shkurtesë për password (fjalëkalim).

Kjo kërkesë i tregon kështu të dhënat në faqe:

emrat.asp
1 Drenusha Gashi
2 Bardha Bytyqi
3 Edon Krasniqi
4 Drenush Kelmendi
5 Edona Morina
6 Bardh Berisha
Kodi Sqarimi
dim shkurtesë për dimension; përdoret për krijimin e emrit të ndryshores
if shenimiNgaBaza.eof then nëse është lexuar përmbajtja e skedarit deri në fund (EOF = End Of File)
response.write("...") trego këtë tekst
& do të thotë edhe kjo, emrat e ndryshoreve shkruhen pa thonjëza dhe teksti në mes të thonjëzave
else përndryshe
do while not shenimiNgaBaza.eof nëse përmbajta ka të dhëna; nëse nuk është fundi i skedarit por gjendet përmbajtje
shenimiNgaBaza.moveNext vazhdo me shënimin tjetër nga kjo tabelë e bazës së të dhënave
loop përsërite leximin më tutje
shenimiNgaBaza.close mbylle këtë kërkesë, liro kujtesën e serverit
set shenimiNgaBaza=nothing kjo kërkesë nuk vlen më, mos e pyet serverin më pa nevojë
set lidhjaMeBazen=nothing mbylle lidhjen me serverin, mos e mbaj lidhjen të hapur pa nevojë

Përparësitë e bazës së të dhënave në krahasim me të dhënat statike

Përparësi e të dhënava nga baza është se tani kemi mundësi që të kërkojmë tregimin e shënimeve sipas dëshirës sonë dhe jo ashtu sikur që janë vendosur në tabelë. Për shembull nëse dëshirojmë që renditja të bëhet sipas emrit atëherë e bëjmë këtë me funksionin order by. Pasi që përmbajtja është vetëm tekst mund të tregojmë miliona të dhëna brenda një sekonde nga serveri ynë.

kerkesaPerBazen="SELECT * FROM anetaret ORDER BY emri"

me_renditje_sipas_emrit.asp
6 Bardh Berisha
2 Bardha Bytyqi
4 Drenush Kelmendi
1 Drenusha Gashi
3 Edon Krasniqi
5 Edona Morina

Përpos tregimit të të dhënave kështu kemi mundësi që të kërkojmë vetëm të dhënat në të cilat jemi të interesuar.

 

© Porta Shqipe - 2010 - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara