Porta shqipe   |  Mësime për ASP

Data Shqip

Këtu mund të mësoni përdorimin e rreshtimeve në gjuhën ASP (VBScript) me një shembull të tregimit të datës shqip

Kompjuterët punojnë vetëm me numra. Për të treguar datën me gjuhën shqipe nuk është aspak vështirë me gjuhë të programimit, pa marrë parasysh se cila gjuhë është ajo.

E vetmja që duhet është krijimi i një rreshtimi me numra dhe që për secilin numër në atë rresht të caktohet një emër. Tek Porta mund të mësoni gjithashtu se si tregohet data shqip me JavaScript.

Rreshtimi dhe data

Kështu mund të krijohet rreshtimi dhe data

data.asp

<%
response.write "<p>Numri i muajit është tani " & Month(Date()) & "</p>"
%>

<%
function gjejeNumrin(numriPerMuajin)
dim rreshtimiMeNumra(11)
rreshtimiMeNumra(0)="janar"
rreshtimiMeNumra(1)="shkurt"
rreshtimiMeNumra(2)="mars"
rreshtimiMeNumra(3)="prill"
rreshtimiMeNumra(4)="maj"
rreshtimiMeNumra(5)="qershor"
rreshtimiMeNumra(6)="korrik"
rreshtimiMeNumra(7)="gusht"
rreshtimiMeNumra(8)="shtator"
rreshtimiMeNumra(9)="tetor"
rreshtimiMeNumra(10)="nëntor"
rreshtimiMeNumra(11)="dhjetor"

gjejeNumrin=rreshtimiMeNumra(numriPerMuajin)
end function

response.write "<p>Në gjuhën shqipe ku muaj quhet <strong>" & gjejeNumrin(Month(Date())-1) & "</strong></p>"
%>

Dhe kështu duket faqja nga serveri

data.asp

Sqarim

Në secilin program kompjuterik rreshtimi (anglisht array) fillon me numrin 0 (zero). I pari në rresht ka numrin zero.

Numri i muajit minus një

Në këtë mësim mund të shihni se për tregimin e muajit përdoret minus 1. Pasi që nuk ka muaj me numër zero kur e tregojmë njërin numër nga rreshtimi themi se numri është minus 1, sepse numri 12 është 13. Rreshtimi ynë fillon me zero dhe ka vetëm 11 numra (0 deri 11 = 12).

Sigurisht se tani mendoni se nuk ka muaj 0. Si tregohet muaji janar atëherë. Këtë pyetje e shtrojnë gati gjithmonë studentët fillestar gjatë kursit. Përgjigjja është e thjeshtë. Muaji janar në VBScript ka numrin 1. Numri i parë në reshtim është 0. 1 minus 0 mbetet 1 dhe kështu edhe muaji janar tregohet si duhet.

Për të mësuar më shumë për rreshtimin, me sqarim të zgjeruar, hape këtë faqe tek Porta me mësim për rreshtimin në JavaScript.

Shiko gjithashtu mësimin me shembuj me përdorimin e datës

Për arsimtarë

Arsimtarët mund të përdorin si ushtrim për studentë krijimin e rreshtimit për tregimin e ditëve shqip. Së pari duhet të mësohen tre mësimet e datës këtu. Funksioni i ditës quhet në ASP Weekday

<% deriKur = cDate("12/1/2010 00:00:00") deriKurMuajt = DateDiff("m", Now(), deriKur) deriKurDitet = DateDiff("d", Now(), deriKur) deriKurOret = DateDiff("h", Now(), deriKur) deriKurMinutat = DateDiff("n", Now(), deriKur) deriKurSekondat = DateDiff("s", Now(), deriKur) response.write("Deri nė vitin e ri qė vjen ka (" & tani & ") ka edhe " & deriKurMuajt -1 & " muaj; " & deriKurDitet & " ditė; " & deriKurOret & " orė; " & deriKurSekondat & " sekonda.") %>
© Porta Shqipe - 2010 - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara