Kjo është një mënyrë e tregimit të datës me numra, me renditje sipas rregullave gjuhësore të përdoruesit
dhe kështu tregohet pastaj data në faqe
Sikur që e shihni ASP është vetëm një gjuhë tjetër. Mënyra e programimit është e njëjtë me të tjerat, por vetëm sintaksa dhe disa nga fjalët janë ndryshe. Gjithashtu edhe mënyra e komunikimit me server është e njëjtë. Sikur gjuha e të folurit ashtu edhe gjuha kompjuterike është formuar duke huazuar fjalë nga njëra tjetra.
Funksionet kryesore të datës në ASP (VBScript) janë:
WeekDay - numri i ditës së javës (numri 1 për të hënën dhe numri 7 për të dielën)
WeekDayName - emri i ditës anglisht (psh. Sunday)
Day - data (1 deri me 31)
Month - numri i muajit (1 deri 12)
Year - viti (psh. 2009)
Germat (A dhe B) tek emri i ndryshoreve tregojnë funksionet e ndryshme

taniA1 = now()
taniA2 = FormatDateTime(Now)
taniA3 = FormatDateTime(Now, 0)
taniA4 = FormatDateTime(Now, 1)
taniA5 = FormatDateTime(Now, 2)
taniA6 = FormatDateTime(Now, 3)
taniA7 = FormatDateTime(Now, 4)
taniB1 = formatDateTime(Date(), 0)
taniB2 = formatDateTime(Date(), 1)
taniB3 = formatDateTime(Date(), 2)
response.write ("Tani A1: " & taniA1 & "

response.write ("Tani A2: " & taniA2 & "

response.write ("Tani A3: " & taniA3 & "

response.write ("Tani A4: " & taniA4 & "

response.write ("Tani A5: " & taniA5 & "

response.write ("Tani A6: " & taniA6 & "

response.write ("Tani A7: " & taniA7 & "

response.write ("Tani B1: " & taniB1 & "

response.write ("Tani B2: " & taniB2 & "

response.write ("Tani B3: " & taniB3 & "

Shiko shembullin më poshtë. Në Internet Explorer tregohet data sikur në sistemin tuaj, por në shfletuesin tjetër nuk shihet asgjë.
Në këtë mësim tregohet data e serverit dhe ka për qëllim vetëm demonstrimin e përdorimit të datës me funksione. Shpesh në këtë faqe do të shihni se ora nuk është sikur në kompjuterin tuaj, sepse serveri ynë nuk është në të njëjtin zonë kohore sikur ju.
Nëse ju e përdorni këtë funksion për faqe të uebit duhet të vendosni vetë se a është më praktike të përdoret data e serverit apo e sistemit në të cilin hapet faqja. Të dyja kanë të meta dhe përparësi.
Data nga kompjuteri i klientit (Client Side) tregohet me këtë skript tjetër

0 - Standarde. Nëse ekziston data tregohet ajo shkurtimisht.
1 - Tregohet data gjerësisht sikur që është tek parametrizimet e datës në sistemin e përdoruesit.
2 -
Tregohet data shkurtimisht nga parametrizimet e datës në sistemin e përdoruesit.
Problemi me këtë funksion është se punon vetëm me shfletuesin Internet Explorer. Shfletuesit tjerë nuk e lejojnë ekzekutimin e VB-skriptit tek klienti i tyre. Kjo do të thotë se data nuk tregohet në shfletuesit tjerë.
Për këtë arsye data nga sistemi i klientit nuk është praktike me këtë metode për vizitorë, por kryesisht për zbatime me të cilat e obligojmë përdoruesin që të përdor vetëm Internet Explorer dhe jo shfletues tjetër.
Nëse nuk keni zgjidhje tjetër përdorni atëherë JavaScript-in nga klienti nëse ju duhet vetëm tregimi i datës apo orës. Edhe për këtë e kemi shkruar ne një mësim tek JavaScript-i.
Shiko shembullin më poshtë. Në Internet Explorer (Client Side) tregohet data sikur në sistemin tuaj, por në shfletuesin tjetër nuk shihet asgjë! Krahaso këtë me shembujt nga serveri dhe nëse ke mundësi krahaso faqen me Internet Explorer dhe me shfletues tjetër.