Stilet e ngulitura (embedded styles) zbatohen vetëm për atë faqe në të cilën janë përdour. Stilet caktohen brenda etiketave <head>...</head> në këtë mënyrë:
| Kodi | Sqarimi |
| <style type="text/css"> </style> | I themi shfletuesit se pamja e kësaj faqe është caktuar me stile CSS. |
| <!-- --> | Këto shenja përdoren në HTML për të vendosur komente në kod që nuk duhet të tregohen si përmbajtje. Kodi është vendosur këtu në të njëjtën mënyrë sepse disa shfletues të vjetër që nuk i kuptojnë stilet e tregojnë kodin në faqe. |