Sikur që tregova edhe në mësimin e parë, me CSS mund të caktohet pamja e një etikete të gjuhës HTML kështu:
Nëse e përdorim metodën më lartë do të thotë se të gjithë paragrafët brenda faqes tregohen me atë stil. Mirëpo ne në shumë raste dëshirojmë që njëri nga paragrafët (ose një elemet tjetër) të duket ndryshe.
Fatmirësisht është kjo e mundur. Me CSS mund të caktohet pamja sipas identifikimit dhe klasës. Dallimi në mes identifikimit dhe klasës është se identifikimi është unik dhe vlen vetëm për një etiketë të gjuhës HTML (ose të një objekti tjetër) në atë faqe të uebit. Edhe pse disa shfletues e tregojnë pamjen edhe kur përdoret identifikimi më shumë se një herë, kjo nuk është sipas rregullave të përdorimit.
Për emër të klasës ose identitetit nuk lejohen zbrazëti në mes fjalëve, por lejohet nënviza dhe viza lidhëse. Për dallim nga gjuha HTML, germa e vogël dhe germa e madhe kanë dallim për emrin e përdorur. Numrat mund të përdoren, por për emër shenja e parë e shkrimit nuk mund të jetë numër. Për ata që ngulin këmbë që të përdoren patjetër vetëm numra, ekziston mundësi e përdorimit të kodit UTF-8 për numër. Nëse je fillestar mos eksperimento me këtë se mund të ndodh që stilet të mos punojnë.
Paragrafi i parë dhe i tretë tregohet me stilin që vlen për të gjithë paragrafët (për të gjitha etiketat <p>), por paragrafi i dytë me stilin tjetër me identifikimin stili_im_i_dalluar vlen vetëm për paragrafin me atë identifikim.
Në CSS caktohet stili i një elementi me ID me simbolin # (gardh). Në HTML caktohet identifikimi me id="...". Në shembullin tonë e kemi caktuar identifikimin kështu <p id="stili_im_i_dalluar">. Brenda kësaj etikete vlen stili i krijuar nga CSS për atë identifikim.
Emri i klasës me stile caktohet me pikë. Në dallim me identifikim këtu mund të përdorim klasën për çdo element që dëshirojmë të ketë ato veti. Edhe këtu nuk lejohet përdorimi i zbrazëtisë për emër (sikur që ju kam treguar edhe në mësimin e parë të gjuhës HTML) . Lejohet përdorimi i germave shqipe ç dhe ë, por mos i përdorni ato, se nuk punojnë mirë në disa sisteme të uebit.
Dokumenti i uebit krijohet për vizitorin dhe jo për ju! Mos e harroni këtë. Mos veproni sikur që bëjnë shumë fillestar të ndërtimit të faqeve.
Emri i stileve mund të shihet nga vizitori në faqe. Kjo nuk mund të fshihet. Ju gjithashtu mund të largoheni nga një projekt ku keni krijuar faqe dhe tjetri që i përpunon faqet tuaja duhet të kuptojë nga emri se cilin funksion e ka ai stil. Pas një kohe ndoshta as ju vetë nuk e kuptoni se për çka e keni përdorur atë stil.
Mbani prandaj këtë në mend tani. Emri duhet të quhet sipas funksionit që ka, jo sipas pamjes. Për shembull ju mund të quani një bllok të tekstit me emrin teksti_i_kuq, por pas një kohe ai tekst ndërrohet me ngjyrë të zezë nga të gjitha faqet e lidhura. Në kodin tuaj stili ende quhet ai bllok teksti i kuq dhe kjo është e pakuptimtë.
Nëse një bllok ose element duhet të tregohet ndryshe, emri duhet t'i përshtatet funksionit. Për shembull për bllokun me udhëzime për lexuesin mund të quani atë me funksionin që ka: udhezim_per_lexuesin.
Mos i quani stilet stili1, stili2, stili3, etj. Këtë e bëjnë programet e krijimit të faqeve vetëvetiu, sepse ata nuk mund të mendojnë për ju. Emëro stilet me emra. Prindi nuk i quan fëmijët djali1, djali2 ose vajza1, por ju jep emra që kanë kuptim për te. Për shembull nëse lulja e tij më e dashur është vjollca ai e quan vajzën e tij Vjollcë dhe nëse bujaria është veti e cila i pëlqen atij më së shumti e quan djalin Bujar e jo me numra ose emra të cilët nuk kanë asnjë kuptim.