Stilet CSS
Stilet rendore (inline)
Inline CSS përdoret vetëm për një element në faqe. Kjo është gati njësoj sikur kur caktohet pamja me kod në HTML, për shembull:
<html>
<head>
<title>Titulli i faqes</title>
</head>
<body>
<p><font size="4" face="Arial, Helvetica>Ky është një paragraf</font></p>
</body>
</html>
Me inline style caktohet pamja e një elementi kështu:
<html>
<head>
<title>Titulli i faqes</title>
</head>
<body>
<p style="font-family:Arial, Helvetica; font-size:16px">Ky është një paragraf me stile CSS</p>
</body>
</html>
Pasi që është njësoj sikur HTML pse përdoret atëherë?
Për shumë arsye. Këto tri janë kryesore:
- Nëse është caktuar pamja me stile të jashtme të lidhura me atë faqe, kodi i shkruar në HTML nuk vlen më dhe elementi nuk tregohet ashtu sikur që ne dëshirojmë;
- Me CSS kemi shumë më shumë mundësi se sa me HTML
- Për disa elemente nuk është e mundur që të përdoret vetëm kodi në HTML.