Porta shqipe   |  Mësime për CSS

Stilet CSS

Mjetet e shfaqjes - Media Types

CSS është krijuar për njerëz me aftësi të kufizuara. Për shembull ata që nuk mund të shohin mirë ose janë plotësisht të verbër përdorin mjete të posaçme ndihmëse për të kuptuar se çka tregohet në faqe të uebit. Disa nga këto mjete e lexojnë tekstin e shkruar në faqe me zë për vizitorin ose e përkthejnë në brajë. Pasi që imazhet, filmat, fotografitë lëvizëse dhe gjërat tjera dinamike nuk kanë rëndësi për këta njerëz me CSS mund të fshihen ato.

Leximi i tekstit me kompjuter nuk është i mundur tani për gjuhën shqipe, por QEP në bashkëpunim me kompaninë Microsoft janë duke punuar në këtë projekt me rëndësi. Ky është kontribut i madh, sidomos për përdoruesit e qindra dialekteve të gjuhës shqipe. Me tekst të lexuar mund të mësojnë edhe ata që shohin pa asnjë vështirësi, por të cilët janë mësuar keq duke dëgjuar gjuhë pa rregulla në të folmen e përditshme.

Me CSS kemi mundësi që faqja të tregohet ndryshe për secin mjet me të cilin lexohet faqja. Me CSS i tregojmë aparatit se ku është dokumenti me udhëzim të shfaqjes. Për shembull:

mjetet_e_shfaqjes.html
<html>
<head>
<title>Mjetet e shfaqjes</title>
<link href="/stilet/ekran.css" rel="stylesheet" type="text/css" media="screen">
<link href="/stilet/printer.css" rel="stylesheet" type="text/css" media="print">
</head>
<body>
<p>Përmbajtja e faqes</p>
<p class="trego_sipas_mjetit">Përmbajtja e cila duhet të përdoret sipas mjetit.</p>
</body>
</html>
ekran.css
.trego_sipas_mjetit {
font-family: Georgia, Arial, Verdana;
font-size: 250%;
color: #ff9900;
}
printer.css
.trego_sipas_mjetit {
font-family: Arial, Verdana;
font-size: 11pt;
color: #000000;
font-weight: bold;
}

Sqarim i kodit

Kodi Sqarimi
<link href="ekran.css" rel="stylesheet" type="text/css" media="screen"> I themi shfletuesit se pamja e kësaj faqe është caktuar me stile CSS dhe se stili vlen vetëm për ekran (monitor) të kompjuterit.
<link href="printer.css" rel="stylesheet" type="text/css" media="print"> I themi shfletuesit se pamja e kësaj faqe është caktuar me stile CSS dhe se stili vlen vetëm për printer (mjet i shtypjes).

Nëse shikoni në skedarin e jashtëm me stile për printer dhe ekran mund të shihni se klasa me stile e quajtur trego_sipas_mjetit duhet të tregohet ndryshe sipas mjetit në të cilin përdoret. Këtu më poshtë mund të shihni një demonstrim se si duket faqja në ekran dhe në letër pas shtypjes. Parametrizimet e printerit nuk mund të rregullohen nga ju.

Edhe nëse dëshironi ju që dokumenti të shtypet në letër sipas udhëzimeve tuaja, përdoruesi vendos dhe jo ju. Ai mund të ketë ndryshuar mënyrën e shtypjes pas instalimit të printerit, për shembull që kurrë të mos shtypen fotografitë nga faqja e internetit.

Më me rëndësi se të gjitha është që të kuptoni se ata që dëshirojnë të lexojnë informatën e shkruar shumë me më dëshirë e shtypin atë se sa që të lexojnë në monitor. Sipas analizës së një kompanie të madhe amerikane të marketingut 70% të vizitorëve nuk i lexojnë faqet të cilat janë më të gjata se sa dy herë madhësia e ekranit të tyre. Nëse informata është interesante kanë dëshirë që të shtypin atë dokument në letër. Nëse dokumenti nuk mund të lexohet lehtë dhe nuk mund të shtypet lehtë ata largohen dhe nuk kthehen më aty, edhe nëse janë të interesuar shumë për të lexuar atë informatë.

Demonstrim:

Pamja në ekran:

Pėrmbajtja e cila duhet të përdoret sipas mjetit.

Pamja në letër pas shtypjes:

Pėrmbajtja e cila duhet të përdoret sipas mjetit.

Lista e mjeteve të shfaqjes

Tipi Vlen për ...
all të gjitha mjetet e shfaqjes
aural programet (aparatet) për leximin e tekstit me zë për ata që nuk shohin mirë ose janë të verbër
braille aparat brajë, përdoret për përkthim të tekstit, me thumba të tabelës së veçantë ku të verbërit i vendosin gishtat e dorës dhe e lexojnë tekstin e publikuar germë për germë. Thumbat janë simbole për germa.
embossed printer brajë, përdoret për shtypje të tekstit (me thumba) për ata që janë të verbër
handheld mjete me ekran të vogël, për shembull ekrani i telefonit celular
print mjete të shtypjes, për shembull printer
projection projektor (numër i kufizuar i ngjyrave)
screen monitor të kompjuterit
tv televizor (numër i kufizuar i ngjyrave dhe resolucionit)
© Porta Shqipe - 2010 - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara