Adobe Fireworks CS4
Zbehje e fotografisë me sfond me maskë automatike vektoriale
Në këtë shembull i kam përdorur unë dy fotografi të ndryshme. Qiellin si sfond (krijuar nga fotografi Robert Tilden) dhe fotografinë e vajzës (krijuar nga fotografi John Crosley). Fotografinë e dytë e kam shkrirë në fotografinë e parë. Kjo mund të bëhet shumë shpejt.
1Hape një dokument të ri dhe krijo aty së pari sfondin.
2Vendose fotografinë e dytë mbi sfond (ose mbi fotografinë e parë)
3Kliko në shigjetën për zgjidhje (Select) nga shiriti i veglave dhe pastaj mbi imazhin e dytë, sikur që shihet në figurën më lartë.
4Nga menyja kryesore kliko në Commands > Creative > Auto Vector Mask.
5Zgjidhe këtu njërën nga format që të përshtatet ty për shkrirje dhe kliko në Apply.
Ky është krijimi im me shkrirje të fotografive.
Për të ndryshuar maskën e krijuar, hape dritaren me shtresa (F2 ose Windows > Layers).