Me flash mund të krijohet filmi me tekst i cili mund të ngarkohet nga skedari i jashtëm. Në këtë mënyrë përdoruesi me dituri fillestare të kompjuterit mund të shkruaj vetë përmbajtjen e tekstit për ngarkim në faqe. Këtu do të ju tregoj një shembull të thjeshtë të ngarkimit. Sa të mësoni se si bëhet kjo keni mundësi të ngarkimit të tekstit në pjesë me pamje sipas nevojës suaj.
VËREJTJE: Ky mësim është shkruar për Flash MX. Nëse e përdorni versionin e ri Flash CS4 duhet të krijoni dokumentin me versionin më të vjetër të skriptit (File > New > Flash Document (ActionScript 2.0)).

Krijo dy shtresa të reja. Quaje shtresën e parë skriptet dhe shtresën e dytë Teksti i jashtëm.

Në kornizën e parë të shtresës me emrin Teksti i jashtëm krijo një fushë me tekst dinamik. Kjo bëhet duke e tërhequr pajisjen
për krijimin e tekstit në skenë dhe pastaj nga dritarja e vetive të zgjidhet dynamic text (figura më poshtë).

Pas krijimit të tekstit dinamik, hape dritaren e vetive (Window > Properties) dhe caktoja këtij teksti vargun me emrin varNgaTeksti (ose një emër tjetër që të pëlqen ty, por mbaje në mend emrin. Ky varg do të përdoret pastaj në dokumentin e tekstit për të ngarkuar përmbajtjen në Flesh.
Ke kujdes me ngjyrën e tekstit. Kursistët gjatë mësimeve shpesh gabojnë duke përdorur tekst me ngjyrë të njëjtë sikur sfondi dhe thonë se skripti nuk punon.
Skedari i teksit ka këtë përmbajtje për këtë shembull:
Kliko në shtresën e parë të kornizës së parë me zgjedhës (shigjeta nga shtylla me pajisje) dhe hape dritaren e ActionScript-it. Në dritaren e hapur ngjite këtë kod.
varNgarko është varg ndryshues të cilin ne e kemi krijuar me qëllim që të merr përsipër funksionin e gatshëm të Fleshit LoadVar. Me fjalë të tjera kur dëshirojmë të përdorim funksionin e Flesh-it e thërrasim funksionin tonë që të komunikoj me atë. Pas kësaj e kontrollojmë se a është ngarkuar dokumenti i jashtëm. Emri i dokumentit të tekstit është demonstrim.txt (kliko këtu për të shkarkuar këtë dokument).
Nëse (if) dokumenti është ngarkuar me sukses (funksioni ynë i quajtur sukses), atëherë duhet të tregohet vargu ynë nga dokumenti i tekstit me emrin varNjëNgaTeksti (të cilin vetë e kemi krijuar) . Përndryshe (else) fushaMeTekst në Flash duhet të tregoj tekstin në mes thonjëzave.
Nëse e hapni dokumentit e tekstit të cilin e kam krijuar unë (demonstrim.txt) mund të shihni aty dy vargje. Njëri për ngarkim në fillim dhe njëri për ngarkim me pullë. Këtu më poshtë mund të shihet se si punon.
Ngarkimi i tekstit me pullë bëhet gati njësoj sikur në shembullin më lartë. Zgjedhe së pari pullën në flash dhe pastaj hape dritaren e ActionScriptit. Pastaj ngjite tekstin e njëjtë sikur për ngarkim në fillim, por tani shto edhe funksionin
on (release) {
varNgarko = new LoadVars();
varNgarko.load ("demonstrim.txt")
varNgarko.onLoad = function (sukses) {
if (sukses == true){
fushaMeTekst = varNgarko.varTjetërNgaTeksti;
}
else {
fushaMeTekst = "Teksti nuk mund të ngarkohet në këtë moment"
}
}
}