Gazeta elektronike është njësoj sikur gazeta e shtypur në letër, por shpërndahet me postë elektronike (e-postë) në vend të postës.
Gazeta elektronike ka përparësi të mëdha në krahasim me atë të shtypur në letër. Disa nga përparësitë janë këto:
Shumë e thjeshtë është përgjigjja: krahasoni dobinë që keni ju dhe/ose lexuesi.
Për shembull në Prishtinë obligohet për të gjitha gazetat shqip që lajmërimet nga qeveria të botohen në tre gjuhë, pa marrë parasysh se shkruhen vetëm për lexuesin shqiptar dhe blihen vetëm nga ai.
Kur unë e pyeta një pronar të gazetës atje për këtë çmenduri të panjohur në botë në të njëjtën gazetë, ai u përgjigj: " ... q.m.n ... po më vjen inati se nuk po obligohen katër, se nuk po mbushet faqja kollaj me tre gjuhë, se treshi numër tek".
Nëse ju e besoni këtë filozofi manipuluese dhe respektin e këtillë për gjuhën e blerësit të gazetës suaj, natyrisht se duhet të vazhdoni me shtypje në letër dhe patjetër të pengoni arkivin e lajmeve të botuara më herët.
Përmbajtja e gazetës në letër nuk shihet para blerjes sikur në gazetën elektronike me mundësi krahasimi me gazetat e më hershme të dërguara. Blerësi ende ka shpresë se mund të lexoj diçka me rëndësi nga trashësia e faqeve.
Gazeta elektronike mund të dërgohet në formatin HTML, me ndihmën e programeve të postës elektronike.
Në internet ka shabllone të shumta falas të gazetës elektronike dhe programe për këtë qëllim, por më së miri është që krijuesi i faqeve tuaja të uebit të ju dërgoj juve një shembull me të njëjtin stil sikur faqet e sajtit tuaj në ueb.
Këtu tek Porta tregohet një shembull i thjeshtë i krijimit të gazetës elektronike me gjuhën HTML.