Në lidhje me imazhet për përdorim në ueb
Në internet lejohet përdorimi i këtyre tri tipeve të imazheve: jpg, png dhe gif. Formati JPG (anglisht theksohet Xhei-peg) mund të ketë 16 milionë ngjyra, mirëpo kjo nuk do të thotë se çdo monitor është në gjendje të tregojë ato ngjyra. Formati GIF (anglisht theksohet Xhif) ka më së shumti 256 ngjyra. Formati PNG (anglisht theksohet ping) ofron veti pozitive nga të dy formatet. Numri i ngjyrave mund të caktohet në programin grafik. Për fotografi është më i përshtatshëm formati jpg, mirëpo nëse në fotografi ka tekst të shkruar ai nuk shihet mirë shkaku i ngjeshjes së ngjyrave. Për imazhe me tekst është më së miri të përdoret formati GIF. Ky format nuk i ngjesh ngjyrat, por numri është i kufizuar dhe cilësia është shumë më e dobët. Përparësi është se madhësia e skedarit është më e vogël.
Imazhi në faqe të uebit nuk është pjesë e dokumentit, por vetëm lidhje deri te vendi ku gjendet imazhi. Kjo do të thotë se kur ruhet dokumenti HTML imazhi nuk ruhet edhe imazhi si pjesë e tij, sikur në programet e përpunimit të tekstit.
Në këtë shembull tregohet imazhi i ruajtur në të njëjtin vend sikur dokumenti i uebit. Nëse imazhi gjendet diku tjetër kur ushtroni me këtë shembull duhet të ndërroni shtegun (anglisht “path”) deri te ai imazh, për shembull /ushtrime_me_html/imazhet/.... dhe emrin e imazhit.
<html>
<head>
<title>Titulli i faqes</title>
</head>
<body>
<img src="kontakto.gif" width="100" height="20">
</body>
</html>
<img src="http://www.portashqipe.com/mesime/kontakto.gif" width="100" height="20">
![]()