Në çdo dokument tjetër të përpunimit të tekstit kur e shtypim pullën Enter fillon një rend i ri. Për shembull sikur në këtë dokument më poshtë (teksti me ngjyrë të kuqe).
<html>
<head>
<title>Titulli i faqes</title>
</head>
<body>
Kjo është faqja ime e parë
në gjuhën HTML.
</body>
</html>
Provoni edhe ju dhe hapni dokumentin në shfletues. Rendi "në gjuhën HTML" nuk tregohet përfundi, por i gjithë teksti në një rend. Kjo ndodh sepse ne nuk e kemi udhëzuar shfletuesin që të tregoj rendin e ri pas fjalës "e parë".
Etiketa për paragraf është <p> dhe përdoret kështu
<html>
<head>
<title>Titulli i faqes</title>
</head>
<body>
<p>Përshëndetje botë e gjërë</p>
<p>Kjo është faqja ime e parë në gjuhën HTML</p>
</body>
</html>
Kopjoni kodin dhe veproni sikur në mësimin e parë. Pas hapjes do të shihni se paragrafi ka një rend të zbrazët në mes. Kjo nuk është gjithmonë e domosdoshme. Për këtë arsye e kemi edhe një etiketë tjetër e quajtur <BR> nga anglishtja break.
Etiketa <br> është e vetmja etiketë e cila nuk mbyllet pas përdorimit, sepse vetëm shënon thyerjen e rendit sa herë që përdoret.
<html>
<head>
<title>Titulli i faqes</title>
</head>
<body>
<p>Përshëndetje botë e gjërë<br>
Kjo është faqja ime e parë në gjuhën HTML</p>
</body>
</html>
Nuk është e domosdoshme që etiketat të përdoren të renditura sikur më lartë. Faqja duket njëjtë në shfletues edhe nëse shkruhet kodi kështu:
<html><head><title>Titulli i faqes</title></head><body><p>Përshëndetje botë e gjërë<br>Kjo është faqja ime e parë në gjuhën HTML</p></body></html>
por natyrisht është vështirë të lexohet gjatë përpunimit nëse shkruajmë kështu.