Shpesh kemi nevojë që të ridrejtojmë vizitorin në adresë të re të uebit ose në një në një faqe tjetër brenda sajtit tonë. Në shembullin e parë, tregohet drejtimi tek një adresë e re dhe në rastin e dytë tek një faqe në të njëjtin vend në server të uebit sikur faqja e vjetër. Në fund të këtij mësimi mund të lexoni sqarimin.
<!DOCTYPE HTML PUBLIC "-//W3C//DTD HTML 4.0 Transitional//EN">
<html>
<head>
<title>Titulli i faqes</title>
<meta http-equiv="refresh" content="0;url=http://www.portashqipe.com/"></head>
<body>
</body>
</html>
<!DOCTYPE HTML PUBLIC "-//W3C//DTD HTML 4.0 Transitional//EN">
<html>
<head>
<title>Titulli i faqes</title>
<meta http-equiv="refresh" content="0;url=dokumenti_tjeter.html"></head>
<body>
</body>
</html>
Rendi i pestë në kod më sipër e ridrejton shfletuesin tek një dokument tjetër. Etiketa "refresh" do të thotë se faqja duhet të ripërtërihet dhe kjo duhet të ndodh menjëherë, pa pritje: 0 (zero) sekonda.
Nëse dëshironi që faqja të mos ringarkohet menjëherë por pas disa sekondave, atëherë në vend të zeros shkruani numrin e sekondave sa duhet të pritet deri se faqja të ringarkohet. Në këtë rast është mirë që të shkruani në faqe arsyen pse ridrejtohet faqja. Kjo i ndihmon lexuesit që ta ndërroj lidhjen deri tek faqja juaj, për shembull
Shiko këtë shembull këtu (ngarkohet dritare e re e shfletuesit). Pas dhjetë sekondave ngarkohet faqe tjetër.
Këshillë me rëndësi për fillestarë është që të mendojnë mirë se ku vendosen faqet dhe cilat emra i kanë. Shumë njerëz e kanë shkruar adresën e vjetër dhe mendojnë se faqja nuk ekziston më. Kjo vlen edhe për makinat e kërkimit.