Me programet grafike mund të prodhohen imazhe me dy lloje të formateve, me formatin vektorial (anglisht "vector") dhe me formatin bitmep (anglisht "bitmap").
Formati bitmap është i krijuar nga pikëzat katrore. Kjo pikëz quhet në anglisht "pixel". Kur programi grafik krijon figurën në formatin bitmep, krijimi është i bazuar në këto pikëza. Nëse ndryshohet madhësia e figurës, turbullohet pamja kur e tregojmë në monitor, sepse pikëzat nuk e kanë madhësinë origjinale, ose nuk janë në vendin e duhur.
Kur programi grafik e krijon vizatimin në formatin vektorial, nuk e bazon atë në pikëza, por në llogaritje matematikore të formës së vizatimit dhe të ngjyrave. Programi i tregon kompjuterit se si ta vizatoj formën në monitor.
Disa programe kanë mundësi që të shfaqin vizatimet në ueb në formatin vektorial. Njëri nga këto programe është Macromedia Flash. Klienti është i detyruar që të instaloj programin i cili e bën të mundur tregimin në formatin vektorial.
Çdo figurë tjetër që tregohet në shfletues të uebit ka formatin .gif, .jpg apo .png. Këto tri lloje të imazheve të lejuara në internet janë në formatin bitmep. Për shembull, shikoni figurën e mëposhtme. Kjo figurë është krijuar në formatin vektorial por është eksportuar në formatin .gif.

Nëse e zmadhoni këtë format, atëherë nuk duket më vizatimi qartë. Por nëse e zmadhoni formatin vektorial figura nuk e humb qartësinë. Këtu më poshtë tregohet vizatimi origjinal në formatin vektorial, i zmadhuar 50.000% (kthetra e djathtë e shqiponjës) në programin grafik.

Nëse formatin bitmep zmadhohet 50.000% shohim vetëm një pikë katrore. Kështu duket kthetra e djathtë e zmadhuar 2500%:

Secilit programues ose përdorues të programeve grafike i duhet vizatimi origjinal. Vizatimi i ruajtur si bitmep nuk mund të ndryshohet dhe nuk mund të përshtatet pamja sipas dëshirës.