Nëse jeni fillestar!
Mësoni së pari se si krijohen faqet e uebit.
JavaScript është gjuhë e skriptit e krijuar nga Brendan Eich, drejtor i shoqërisë Mozilla. Edhe pse quhet Java ky skript nuk ka të bëjë asgjë me gjuhën Java (anglisht Xhava) të kompanisë SUN. Drejtori i kompanisë e kishte menduar një skript i cili nuk varet nga sistemi drejtues dhe i duhej atij një emër. Në atë moment e kishte ai një filxhan kafe në dorë dhe vendosi që ta quaj Java (kështu quhet gjithashtu kafeja në Amerikë).
Në fillim Brendani e ka quajtur këtë skript Mocha dhe pas patentimit në Zvicër me emrin ECMA-Script. Pasi që ECMA ishte vështirë të theksohej (I-SI-EM-EI) dhe Brendani bashkëpunonte me kompaninë SUN (e cila është pronare e këtij skripti) u pajtua që të vendoset në treg me emrin JavaScript.
JavaScript nuk është gjuhë e pavarur, por shtesë për dokumente të uebit me qëllim të ndërveprimit me përdoruesin. JavaScript mund të përdoret si skript në anën e klientit (Client-Side) ose në anën e serverit të uebit (Server-Side).
Nëse skripti përdoret në anën e klientit përdoruesi ka mundësi ta ndaloj përdorimin e tij. Nëse skripti përdoret në server nuk mund të ndalohet ekzekutimi por është më i ngadalshëm sepse duhet të punoj në server (nga largësia). Përdoruesi nuk e sheh skriptin kur ai punon në server të uebit, por vetëm rezultatet e veprimit të atij skripti.
<html>
<head>
<meta http-equiv="Content-Type" content="text/html; charset=iso-8859-1" />
<title>Titulli i faqes</title>
<script language="javascript">
document.write("Përshëndetje")
</script>
</head>
<body>
</body>
</html>
Përshëndetje