Porta shqipe   |  Mësime për JavaScript

Mësime për përdorimin e JavaScript-it

Tregimi i datës së sotme

Këshillë: Nëse përdoret JavaScript, sikur këtu, nga ana e klientit (Client-Side) tregohet data e kompjuterit të klientit, edhe nëse është gabim. Nëse përdoret JavaScript nga ana e serverit (Server-Side) tregohet data e serverit. Nëse serveri është në Amerikë tregohet koha amerikane, jo koha kur hapet dokumenti në shfletuesin e përdoruesit në Shqipëri.

<!DOCTYPE html PUBLIC "-//W3C//DTD XHTML 1.0 Transitional//EN" "http://www.w3.org/TR/xhtml1/DTD/xhtml1-transitional.dtd">
<html xmlns="http://www.w3.org/1999/xhtml">
<head>
<meta http-equiv="Content-Type" content="text/html; charset=iso-8859-1" />
<title>Trego Daten Sot</title>
<script language="javascript">

var emriDita = new Array("E diel","E hënë","E martë","E mërkurë", "E enjte","E premte","E shtunë");

var emriMuaji = new Array(
"janar","shkurt","mars","prill","maj","qershor","korrik", "gusht", "shtator","tetor", "nëntor","dhjetor");

var tani = new Date();
var tregoVitin = tani.getFullYear();
var tregoMuajin = emriMuaji[tani.getMonth()];
var tregoDaten = tani.getDate();
var tregoDiten = emriDita[tani.getDay()];

var tregoZbrazetine = " ";
var tregoPresjen = ", ";

function tregoDatenSot () {
document.write(tregoDiten + tregoPresjen + tregoDaten + tregoZbrazetine + tregoMuajin + tregoZbrazetine + tregoVitin);
}

</script>
</head>
<body>

<p> <script language="javascript">tregoDatenSot();</script> </p>

</body>
</html>

Pamja në shfletues

javascript_0102.html

Sqarim

var emriDita = new Array("E diel","E hënë","E martë","E mërkurë", "E enjte","E premte","E shtunë");
Me qëllim të tregimit të emrave të ditëve të javës shqip e krijojmë ndryshoren (variable) me rreshtimin (array) me emrat e ditës së javës. Ky rreshtim kujdeset për përkthimin e numrit të javës në emër. JavaScript punon vetëm me numra (llogaritje matematikore). Dita e javës në JavaScript fillon me 0 (zero) për ditën e diel deri me 6 (për të shtunën).

var emriMuaji = new Array( "janar","shkurt","mars","prill","maj","qershor","korrik", "gusht", "shtator","tetor", "nëntor", "dhjetor");
Të njëjtën e bëjmë edhe për emrat e muajve dhe të njëjtat rregulla vlejnë sikur për ditët e javës

var tani = new Date();
E krijojmë rresthimin me emri "tani" i cili duhet të kujdeset për kthimin e datës së re (datës së tashme) nga kompjuteri i përdoruesit.

var tregoVitin = tani.getFullYear();
Ky rreshtim kujdeset për kthimin e vitit të plotë nga funksioni getFullYear. Funksioni normal quhet getYear, mirëpo ky nuk punonte si duhet pas vitit 1999, sepse kthente 1900 në vend të 2000. Tani të gjitha sistemet drejtuese e kanë korrigjuar këtë problem dhe getYear punon si duhet. Testoni edhe ju nëse dëshironi. Edhe nëse ndërrohet getFullYeargetYear skripti punon njësoj në të gjithë shfletuesit modern.

var tregoMuajin = emriMuaji[tani.getMonth()];
Ky rreshtim kujdeset për kthimin e muajit, por në kombinim me rreshtimin e rreshtimit me emrin “tani” të cilin e kemi krijuar ne vetë.

var tregoDiten = emriDita[tani.getDay()];
Njësoj sikur më lartë, por për ditët e javës; në kombinim me rreshtimin e krijuar.

var tregoDaten = tani.getDate();
Nuk kemi krijuar këtu rreshtim. Nuk ka nevojë. Numri është numër. Por kemi mundësi që të bëjmë të njëjtën nëse dëshirojmë që të tregojmë numrat romak I deri me XXXI në vend të numrave arab 1 - 31. VËREJTJE: Kështu nuk tregohet data shqip!

function tregoDatenSot ()
Funksioni që e kemi krijuar kujdeset që data të tregohet aty ku dëshirojmë në faqe. Kjo nuk është patjetër e nevojshme në këtë rast. Edhe nëse e vendosim skriptin e tërë (sikur lartë në kokën e dokumentit) brenda etiketave <BODY> ... </BODY> tregohet data njësoj. Por kjo zë shumë vend dhe pengon me përpunimin e përmbajtjes së faqes, nëse programuesi e shkruan faqen vetë.

Rreshtimet “tregoVitin”, “tregoMuajin”, “tregoDaten” dhe “tregoDiten” nuk kanë qenë të domosdoshme në këtë mësim. I kam krijuar ato që të shihet më qartë se çka tregojmë me funksionin document.write (shkruaj në dokument). Edhe pa këta rreshtime data mund të tregohet kështu:

document.write (emriDita[tani.getDay()] + ", " + emriMuaji[tani.getMonth()] + " " + tani.getDate() + ", " + tani.getFullYear());

© Porta Shqipe - 2010 - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara