Mësimi i dytë!
Lexo së pari mësimin e parë.
Funksioni do t'thotë se i krijojmë një veprim dhe i japim atij një emër. Në vendin ku na duhet ai veprim e thërrasim atë funksion për ekzekutim të veprimit të JavaScript-it. Ky është një shembull i thjeshtë për shkrimin e përmbajtjes në dokument.
<!DOCTYPE html PUBLIC "-//W3C//DTD XHTML 1.0 Transitional//EN" "http://www.w3.org/TR/xhtml1/DTD/xhtml1-transitional.dtd"> <html xmlns="http://www.w3.org/1999/xhtml"> <head> <meta http-equiv="Content-Type" content="text/html; charset=iso-8859-1" />
<head>
<meta http-equiv="Content-Type" content="text/html; charset=iso-8859-1" />
<title>Titulli i faqes</title>
<script language="javascript">
function shkruajPershendetje()
{
document.write('Përshëndetje të gjithëve');
}
</script>
</head>
<body>
<script language="javascript">shkruajPershendetje();</script>
</body>
</html>
Përshëndetje të gjithëve
<script language="javascript"> ... </script>
Funksionet në javascript vendosen zakonisht në mes etiketave <head> ... </head> të dokumentit HTML, por kjo nuk është e domosdoshme. Ato mund të vendosen edhe brenda etiketës <BODY> ... </BODY> ose me lidhje me skedar të jashtëm.
function shkruajPershendetje()
E kemi krijuar një funksion të ri dhe e kemi emëruar “shkruajPershendetje”. Këtu nuk lejohet zbazëtia në mes fjalëve. Për këtë arsye e kam shkruar unë germën P të madhe që të shoh/lexoj më mirë emrin gjat shkrimit të kodit.
Germat e mëdha dhe të vogla kanë dallim. Germat shqipe ë dhe ç lejohen për emërim të funksionit, por pasi që ky skript përdoret në anën e klientit dhe jo në ana e serverit nuk mund të jemi të sigurt se përdoruesi e ka instaluar tabelën me ato shkronja, prandaj më mirë është që të mos përdoren si emra të funksioneve ose vargjeve ndryshuese.
<script language="javascript">shkruajPershendetje();</script>
Në vendin ku dëshirojmë që të përdoret funksioni i krijuar e thërrasim atë në këtë mënyrë sikur në rendin më lartë.