Me JavaScript është e mundur hapja faqeve të ndryshme (hiperlidhjeve), sipas gjerësisë ose lartësisë së ekranit të përdoruesit. Në këtë shembull më poshtë tregohet ridrejtimi i shfletuesit në faqen me emrin ekrani_i_madh.html nëse gjerësia e faqes është më e gjerë se sa 800 pikëza dhe në faqen me emrin ekrani_i_vogël.html nëse gjerësia është më e vogël se sa 800 pikëza. Lexo më poshtë sqarimin e skriptit.
<html>
<head>
<meta http-equiv="Content-Type" content="text/html; charset=iso-8859-1" />
<title>Ballina</title>
<script language="javascript">
if (window.screen.width > 800) {
window.location.href = "ekrani_i_madh.html"
}
else if (window.screen.width < 800) {
window.location.href = "ekrani_i_vogël.html"
}
</script>
</head>
<body>
</body>
</html>
if (window.screen.width > 800) {
Do to thotë shqip se nëse gjerësia e dritares është më e madhe se 800 pikëza ...
JavaScript nuk përdor njësi tjetër të matjes për ekran përpos pikëzave (anglisht pixel(s)). Për këtë arsye nuk ka nevojë që të shkruajmë edhe njesinë, por mjafton vetëm numri i madhësisë. Përpos gjerësisë mund të matet edhe lartësia (height) ose të dyjat së bashku. Nëse përdoren të dyjat atëherë lidhen ato me shenjat &&.
window.location.href = "ekrani_i_madh.html"
Hape faqen me emrin
ekrani_i_madh.html
else if (window.screen.width < 800) {
Përndryshe, nëse ekrani është më i vogël se 800 pikëza atëherë ...
window.location.href = "ekrani_i_vogël.html"
Hape faqen me emrin ekrani_i_vogël.html
Ke kujdes me emrat e dokumenteve në server!
Në shumë serverë të uebit nuk lejohet përdorimi i germave shqipe ë dhe ç për emër të dokumentit. Mos e përdor emrin sikur në shembullin më lartë me germën ë se ndoshta nuk punon në server.