Mëso gjithashtu:
Përdorimi i mazhit në dokument të uebit
<!DOCTYPE html PUBLIC "-//W3C//DTD XHTML 1.0 Transitional//EN" "http://www.w3.org/TR/xhtml1/DTD/xhtml1-transitional.dtd"> <html xmlns="http://www.w3.org/1999/xhtml"> <head> <meta http-equiv="Content-Type" content="text/html; charset=iso-8859-1" />
<head>
<meta http-equiv="Content-Type" content="text/html; charset=iso-8859-1" />
<title>Ndërrimi i imazhit me JavaScript</title>
</head>
<body>
<p><a href="#" onMouseOver="document.getElementById('kontakto').src='kontakto_mbi.gif';" onMouseOut="document.getElementById('kontakto').src='kontakto.gif';">
<img src="kontakto.gif" width="100" height="20" border="0" id="kontakto" /></a></p>
</body>
</html>
<img src="kontakto.gif" width="100" height="20" border="0" id="kontakto" /></a>
Në dokumentin HTML e kemi vendosur një imazh. Këtij imazhi ja kemi dhënë një identifikim brenda këtij dokumenti dhe e quajmë atë "kontakto". Kjo duhet për JavaScript pëndryshe nuk dihet se për cilin imazh e kemi fjalën. Brenda një dokumenti mund të përdoren më shumë se një imazh.
onMouseOver="javascript:document.getElementById('kontakto').src='kontakto_mbi.gif';"
Me funksionin onMouseOver (kur vendoset miu mbi imazh) kërkojmë nga JavaScript që burimi (src) i mazhit i identifikuar si "kontakto" të ndërrohet me imazhin tjetër me emrin kontakto_mbi.gif.
onMouseOut="javascript:document.getElementById('kontakto').src='kontakto.gif';"
Nëse kemi dëshirë që pas largimit të miut nga imazhi të tregohet një imazh tjetër (për shembull imazhi fillestar) atëherë e përdorim funksionin tjetër me emrin onMouseOut.
Në mësimin e krijimit të funksioneve ju thashë se emri i funksionit mund të krijohet nga ne vetë. Kjo është e vërtetë por disa emra të funkstioneve janë të rezervuar nga JavaScripti dhe nuk mund të përdoren nga ne.
Brenda thonjëzave të dyfishta (" ... ") duhet të përdoren thonjëza të njëfishta (' ... ') ose anasjelltas. Përndryshe mendon JavaScript se e kemi mbyllur funksionin.
Për ndërrimin e imazhit me këtë mënyrë është e domoshdoshme që të dy imazhet të kenë madhësi të njëjtë. Nëse ju duhet të ndërroni imazhet me madhësi të ndryshme mund të fshihni me të njëjtën mënyrë shtresat e ndryshme. Për fillestarë mund të krijohen madhësi të njëjta të imazheve por për imazhin e vogël të përdoret zbrazëti (me ngjyrë të bardhë ose të sfondit) rreth tij.