Xhumlla është sistem i mbarështimit të përmbajtjes. Sistemi i mbarështimit të përmbajtjes quhet anglisht Content Management System, shkurtimisht CMS.
Sistemi i mbarështimit të përmbajtjes është ndërfaqe e cila mundëson që të shtohet, ndryshohet dhe hiqet përmbajtja në bazën e të dhënave nga përdoruesi. Kjo përmbajtje e shtuar mund të tregohet në faqe për vizitorin.
Xhumlla dhe jo Joomla sepse gjuha shqipe është gjuhë fonetike. Germa J shqiptohet si Xh, sikur tek emri Jim. Anglisht nuk quhet sistemi Jumla dhe as Jomla, por Xhumlla.
Fjala xhumlla e ka prejadhjen nga gjuha Suahili (gjuhë nga Kongo, Burundi, Kenia, etj) dhe do të thotë në përkthim shqip "të gjithë ose të gjitha së bashku". Në gjuhët tjera përdoret fjala Joomla kështu:
| Gjuha | Fjala | Kuptimi |
| malezisht | jumlah | gjithsej |
| arabisht | joomla | e gjithë fjalia, të gjitha fjalët |
| indonezisht | joomla | gjithsej, e gjithë përmbajtja, e gjithë fjalia |
| hindu | jhoom lo | vallëzim së bashku |
| estonisht | joomla | vend i tubimit për të pirë alkool |
| finisht | jumala | vend i tubimit për të pirë alkool |
| shqip | xhumbush | tubim për të pirë alkool, aheng |
Xhumlla është pjesë e sistemit Mambo. Ky sistem është burim i hapur (open source) i kodit dhe nënkupton se secili është i lirë që të ndryshojë sistemin dhe ta përdor atë për nevoja të tij, pa paguar asgjë për licencë.
Kompania e cila e ka prodhuar sistemin Mambo dhe pastaj Xhumllën është kompani e Australisë e quajtur Miro International. Më shumë informatë rreth kësaj kompanie dhe sistemeve të saj mund të lexoni këtu.