Sistemi i mbarështimit të përmbajtjes Joomla
Instalimi
Para se të filloni instalimin
Para se të filloni instalimin duhet të jeni të sigurt se në serverin tuaj të uebit është instaluar PHP dhe baza e të dhënave MySQL dhe se lejohet shkrimi (write) për atë dosje. Me një program të FTP-së, p.sh. Filezilla mund t'i ndryshoni të drejtat ose të shtoni vetë të drejtën e shkrimit.
Instalimi i Xhumllës (Joomla)
- Shkarkoni sistemin Xhumlla (Joomla) nga interneti këtu.
- Hapni skedarët e ngjeshur dhe vendosni ata në server të uebit. Nëse serveri i uebit nuk është lokal ju duhet juve një program për transferimin e skedarëve (FTP) nga kompjuteri juaj në serverin e uebit. Ja një shemull i vendosjes në server http://www.domeniJuaj.com/joomla/.
- Në serverin e uebit në të cilin i keni vendosur skedarët hapni dokumentin me shfletues të uebit me adresën ku e keni vendosur sistemin, për shembull:
http://www.domeniJuaj.com/joomla/index.php
Skedari index.php
Ky skedar është programuar që të kontolloj këto mundësi në server
- A është i mundur përdorimi i Xhumllës në këtë server të uebit.
- Cilat janë parametrizimet e gjuhës PHP dhe MySQL në marrëdhënie me Xhumlla.
- Cilat janë parametrizimet të cilat duhet të ndryshohen nga ju vetë në server që skedarët të kenë të drejtë shkrimi.
Instalimi i pjesëve të sistemit Joomla dhe parametrizimet e serverit tuaj
Në rastin tim, pas hapjes së skedarit index.php nga vendi ku i kam vendosur të gjitha dokumentet e shkarkuara, tregohet faqja në gjuhën holandeze sepse unë e kam hapur atë nga rrjeti holandez i internetit. Në rastin tuaj sigurisht tregohet faqja në gjuhën e shtetit në të cilin jetoni.
Pas hapjes së faqes së parë mund ta ndërroni gjuhën e përdorimit në atë shqipe duke e zgjedhur atë nga lista e gjuhëve. Pas zgjedhjes klikoni në pullën për vazhdim. Në rastin e gjuhës sime kjo pullë quhet “Volgende” (në përkthim shqip do të thotë “tjetra/tjetri”) dhe pas klikimit tregohet faqja tjetër në rend.
Nëse e ndërroni gjuhën e instalimit në atë shqipe do të vëreni se fjalët janë nga dialekti Geg dhe jo nga gjuha e sotme shqipe. Kur e kam shkruar këtë mësim, nuk kam gjetur gjetur përkthim tjetër në gjuhën e sotme shqipe.

Pas ndryshimit të gjuhës klikoni në pullën për vazhdim (në krye të dritares së instalimit, djathtas). Pas kësaj tregohet rezultati i kontrollit, sikur në shembullin më poshtë:

Pjesa e tretë është licenca e përdorimit. Pas leximit të saj klikoni në pullën për vazhdim.

Në pjesën e katërt duhet të plotësohen shënimet e bazës së të dhënave (anglisht database, data = të dhëna, base = bazë). Tek pseudonimi duhet të jetë emri i përdoruesit.

Në pjesën e pestë duhet t'i plotësoni shënimet për FTP (File Transfer Protocol). Këto të dhëna janë me rëndësi nëse serveri i juaj i uebit strehohet në rrjetin e internetit.

Në pjesën e gjashtë duhet t'i plotësoni shënimet e administratorit. Mos harroni që ta ruani me kujdes fjalëkalimin. Pa këtë fjalim nuk mund ta përdorni sistemin pas përfundimit të instalimit. Më së miri shkruani së pari fjalëkalimin në një dokument të thjeshtë të tekstit, ruani atë në disk, kopjoni atë nga ky vend dhe ngjiteni si fjalëkalim.
Për fillestarë ju këshilloj që së pari të ruani dokumentin me fjalëkalim, ta mbyllni atë, ta hapni atë pas mbylljes, ta kopjoni fjalëkalimin nga skedari i tekstit dhe ta ngjisni në fushën me fjalëkalim. Kështu jeni të sigurt se nuk keni gabuar.

Tani sistemi Xhumlla është instaluar. Dosja e instalimit duhet të fshihet patjetër.

Dosja e cila duhet të fshihet quhet installation. Pa e fshirë këtë dosje nuk mund të vazhdoni për arsye të sigurisë. Secili e di emrin e kësaj dosje dhe mund të bëj dëm në serverin tuaj.
Krijimi i sajtit të uebit me Xhumlla
Pas instalimit të sistemit Xhumlla nuk do të thotë se vetëvetiu krijohet sajti për ju. Për krijim të sajtit mund të përdorni shabllone të gatshme, gjithashtu falas nga uebi.
Me sistemin Xhumlla intalohen tre shabllone. Njërin nga këta shabllone mund ta përdorni për të krijuar një sajt të uebit dhe për ta publikuar atë në ueb.
Përparësitë e krijimit të sajtit me shabllone me Xhumlla
- Përparësia më e madhe e cila ekziston është mundësia e instalimit të këtij sistemi për dhjetë minuta në server. Shabllonet mund të shkarkohen pa pagesë nga interneti dhe për dy minuta publikohet sajti.
- Krijuesi i faqeve të uebit nuk ka nevojë që të ketë dituri të programimit. Pjesët e sajtit, për shembull shfletimi, galeritë me fotografi, formularët për kontakt, votimet dhe shfaqjet dinamike mund të shkarkohen gjithashtu pa pagesë dhe mund të shtohen si pjesë të shabllonit dhe/ose sistemit.
- Nëse një firmë e krijimeve të uebit nuk fiton sipas djersës së programuesit të punësuar, por sipas rryshfetit të vendimmarrësit në pozitë, bëhen ata milioner brenda disa muajve duke u paraqitur se i kanë krijuar vetë faqet.
Të metat e shablloneve me Xhumlla
Të metat këtu nuk vlejnë për sistemin Xhumlla, por për të gjitha sistemet e këtilla. Xhumlla nuk është krijuar për t'i bërë sherr askujt në botë, por vetëm për t'i ndihmuar.
- Sajti i botuar është shabllon. Pamjen e njëjtë e ka parë vizitori diku tjetër. Paramendoje po të dukeshin të gjitha gazetat në kiosk njësoj. Çfarë vlere do të kishte gazeta juaj që ta blejë lexuesi atë dhe jo tjetrën?
- E meta me shabllonet me Xhumlla është sikur piloti i cili e fluturon aeroplanin me pilot automatik. Nëse piloti automatik nuk punon aeroplani rrëzohet nëse piloti nuk ka dituri të fluturimit me dorë. Kur flasim për aeroplanët është vërtetuar se kjo ndodh në 94% të aksidenteve. Pilotit i mungon dituria ose ka mësuar dhjetë vite më parë të fluturoj dhe nuk i njeh më teknikat moderne të aeroplanëve. Kjo vlen njësoj për sisteme të gatshme.
- Programuesi duhet të jetë ekspert i madh për të ndrequr një gabim të thjeshtë kur nuk punon sajti i uebit. Unë shkruesi i këtij mësimi, edhe pse i njoh mirë gati të gjitha — sistemin drejtues Unix, serverin e uebit Apache, bazën e të dhënave MySQL, gjuhën PHP, skriptet dinamike, stilet, imazhet, etj. — për klient të kompanisë serioze nuk do të ta përdorja sistemin e këtillë nëse duhet të mbaj përgjegjësi për punën e sajtit. Jo që nuk kam dituri për ta zgjedhur problemin, por sistemi i këtillë ka mijëra dokumente dhe zgjat një kohë shumë të gjatë për të gjetur shkakun. Kur e programoj faqen vetë për dy minuta e zgjedhi problemin se e di se kush e ka fajin dhe pse mund të ketë ndodhur. Kjo është logjike. Unë e kam shkruar çdo germë në atë kod.
- Sajti është shumë më i ngadalshëm se sa kur programohet me dorë. Asgjë e tepërt për atë faqe nuk vendoset aty, por vetëm gjërat të cilat janë të domosdoshme. Edhe kjo është logjike. Programuesi nuk ka arsye ta vendos aty një gjë vetëm duke menduar se ndoshta duhet në të ardhmen.
- Sistemi nuk është në gjuhën e përdoruesit. Në rastin e gjuhës shqipe është kjo pengesë serioze.
Këshilla ime
- Lirisht përdorni sistemin e këtillë nëse nuk keni buxhet të mjaftueshëm për të angazhuar një kompani profesionale e cila e di se çka është duke bërë.
- Nëse keni paguar për sistemin e këtillë, kërkoni dorëzim ditor ose javor të një kopje rezervë të tabelës nga baza e të dhënave ku ruhet përmbajtja.
- Tregoni kopjen rezervë një kompanie profesionale dhe pyetni ata se është kjo kopje në rregull, në rast se ndodh diçka me sistemin në përdorim. Kompanisë profesionale i duhet një shikim i thjeshtë i cili nuk zgjat më shumë se pesë sekonda për të dhënë mendimin e tyre. Kjo është e vetmja që juve ju duhet. Nëse kopja e bazës së të dhënave me përmbajtjen tuaj është në rregull kjo mund të përdoret prapë edhe nëse sistemi ose kompania të cilën e keni paguar nuk punon më.