Porta shqipe   |  Mësime për JQuery

Mësime për gjuhën JQuery

Rendi çift dhe tek

Le të supozojmë se e kemi një tabelë nga baza e të dhënave dhe dëshirojmë që të tregohet në faqe rendi çift ndryshe nga ai tek. Për të bërë këtë të mundur ka metoda të shumëta me programim, por në rastin e JQuery është kjo shumë e thjeshtë dhe e lehtë. E vetmja që duhet është që të tregojmë se rendi çift ka stil tjetër nga rendi tek. Gjuha e cila e merr qasjen me bazën e të dhënave dhe kujdeset për tregim nuk ka nevojë të bëjë asgjë. JQuery kujdeset për këtë.

Stili CSS për rendin

Krijo faqen (gjuha nuk ka dallim) dhe stilin me CSS për rendin çift dhe tek (për shembull):

<style type="text/css">
.rendiÇift {background: #ff7d3e}
.rendiTek {background: #ffb03b}
</style>

Lidhe skedarin JQuery nga faqja e krijuar:

<script type="text/javascript" src="jquery-1.4.2.min.js"></script>

Krijo funksionin i cili kujdeset për tregim të ndryshëm për çift (even) dhe tek (odd). Në shembullin tim e kam përdorur paragrafin (<p>), por ju mund të përdorni edhe listën (<li>), shtresën (<div>) ose rendin e tabelës (<tr>).

<script type="text/javascript">
$(document).ready(function(){
$("p:even").addClass("rendiÇift");
$("p:odd").addClass("rendiTek");
});
</script>

Ky është kodi i plotë për këtë demonstrim

<!DOCTYPE html PUBLIC "-//W3C//DTD XHTML 1.0 Transitional//EN" "http://www.w3.org/TR/xhtml1/DTD/xhtml1-transitional.dtd">
<html xmlns="http://www.w3.org/1999/xhtml">
<head>
<meta http-equiv="Content-Type" content="text/html; charset=utf-8" />
<title>Rendi çift dhe tek</title>
<script type="text/javascript" src="jquery-1.4.2.min.js"></script>
<script type="text/javascript">
$(document).ready(function(){
$("#rendet p:even").addClass("rendiÇift");
$("#rendet p:odd").addClass("rendiTek");
});
</script>
<style type="text/css">
#rendet {margin: auto; width: 440px; border: 1px solid #999; padding: 10px;}
#rendet p {margin: 0; padding: 10px; color: #fff; font-weight: bold;}
.rendiÇift {background: #ff7d3e}
.rendiTek {background: #ffb03b}
</style>
</head>

<body>

<div id="rendet">
<p>Rendi i parë</p>
<p>Rendi i dytë</p>
<p>Rendi i tretë</p>
<p>Rendi i katërt</p>
<p>Rendi i pestë</p>
</div>

</body>
</html>

Pamja në shfletues - demonstrimi

Shënimet do të dukeshin kështu pastaj në faqe të uebit, me pamje të ndryshme sipas renditjes. Nëse nuk jeni fillestar mund të shikoni burimin e kësaj faqe dhe natyrisht nëse e përdorni këtë mund ta ndryshoni pamjen sipas qejfit.

rendi_tek_dhe_çift.aspx

Rendi i parė

Rendi i dytė

Rendi i tretė

Rendi i katėrt

Rendi i pestė

© Porta Shqipe - 2010 - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara