Porta shqipe   |  Mësime për Microsoft Office 2003

Mësime për Office 2003

Ndërfaqja shqip

Shko te kjo faqe e uebit dhe shkarko skedarët Albanian_GS.EXE dhe LIP.EXE

Albanian_GS.EXE  (dokumente me sqarim dhe ndihmë)

Shkarko Albanian_GS.EXE dhe kliko në pullën Run.

Këto janë dokumente për ndihmë dhe sqarim dhe nuk janë të domosdoshme për instalimin e ndërfaqes shqipe.

Kliko në pullën Yes
Prano kushtet dhe marrëveshjen e licencës
Shkruaj vendin ku mund të vendosen skedarët. Nëse jeni fillestar shkruaj aty të njëjtën sikur në shembullin më poshtë. Këtu i gjen skedarët pastaj më lehtë për instalim.
Nëse e keni përdorur shembullin sikur më lartë dosja mund të krijohet edhe nëse nuk ekziston

Instalimi i ndërfaqes

Shkaro skedarin LIP.EXE dhe kliko në pullën Run
Prano kushtet dhe marrëveshjen e licencës dhe kliko në pullën Instalo
Prit deri sa të përfundoj instalimi

Pas instalimit

Pas intalimit të ndërfaqes shqip kliko në Start > All Programs > Microsoft Office > ... prej këtu e tutje tregohet shfletimi nga gjuha kryesore e instalimit të pakos Office 2003. Në shembullin tim është kjo holandisht. Pa marrë parasysh cila gjuhë është e instaluar ikona (figura me glob dhe germa e madhe A) duket njësoj sikur këtu.

Nga lista zgjidh gjuhën shqipe
Pas hapjes së njërit nga programet e pakos shqip mund të përdorni ndërfaqen shqip.

Kontrolli i drejtshkrimit

Me ndërfaqen shqip instahohet gjithashtu kontrolli i drejtshkrimit. Gjat shtypjes së tekstit në Word zbulohet automatikisht gjuha e cila shkruhet. Fjalët e gabuara nënvizohen me ngjyrë të kuqe.

Nëse kjo nuk ndodh automatikisht (gjë që nuk varet nga Word, por nga parametrizimet tuaja të dokumentit), zgjedhe tekstin e shkruar me Ctrl+A (Select All) dhe kliko në Vegla > Gjuhë > Vendos gjuhë

Gjuhët e instaluara shfaqen me ikonën . Kliko në Shqipe
Për të korrigjuar gabimet, kliko me pullën e djathtë të miut në fjalën e nënvizuar dhe pastaj në fjalën e sygjeruar për përmirësim, sikur në figurën më poshtë.

Nëse keni pyetje tjera kontaktoni me ne!

Kontrolli i drejtshkrimit është edhe për ata që e njohin gjuhë shqipe më mirë se sa instituti albanologjik i cili i ka vendosur fjalët në këtë listë sepse ndihmon përmirësimin e gabimeve të bëra pa qëllim gjatë shtypjes. 

Gjithashtu pa pagesë:  fjalori shqip nga qendra për edukim dhe përparim në Prishtinë.

© Porta Shqipe - 2010 - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara