1 Kliko në Nis > Paneli i kontrollit ▼
2 Tek paneli i kontrollit kliko në lidhjen "pamje klasike" dhe pastaj dyfish në ikonën e-posta ▼
Vërejtje: Nëse Outlook nuk është përdorur më së paku një herë nuk tregohet kjo ikonë tek paneli i kontrollit!
3 Kliko në pullën Show Profiles ▼
4 Kliko në pullën Add ▼
5Shkruaj emrin e profilit dhe kliko në OK.
6Nga mundësitë zgjidh tani Add a new e-mail account (Krijo një llogari të re e-postare) dhe kliko në pullën Vazhdo
7Në dritaren e cila hapet tani tipi i serverit është me rëndësi. Këto të dhëna i keni pranuar sigurisht nga furnizuesi i rrjetit tuaj të internetit ose mbikqyrësit nga reparti i TI-së së shoqërisë ku punoni. Në shembullin më poshtë tregohet përdorimi i serverit POP3. Ky server përdoret më së shumti nga furnizuesit e rrjetit. Pas zgjidhjes kliko në pullën Vazhdo.
8Në dritaren e re duhet të shënohen të gjitha të dhënat për serverin e zgjedhur. Përfundi imazhit sqarohen këto fusha një nga një.
Programi Outlook ka të gjithë të dhënat e duhura për leximin e postës elektronike, por mund të ndodh se kërkohet identifikim tjetër për dërgimin e mesazheve. Nëse kjo kërkohet nga serveri klikoni atëherë në pullën More Settings (në dritaren më lartë) dhe kur hapet dritarja e re, klikoni në skedën Outgoing Server.
Nëse për serverin e dërgimit përdoren të njëjtat të dhëna sikur për serverin e pranimit zgjidhe opsionin e parë dhe "Use same settings as my incoming mail server" (Përdor të njëjtat të dhëna sikur serveri im pranues), përndryshe zgjedhe opsionin e dytë dhe plotëso të dhënat për qasje.
Klikoni në pullën OK dhe vetëvetiu ktheheni tek dritarja e mëparshme. Në atë dritare klikoni në pullën Vazhdo (Next)