Porta shqipe   |  Mësime për Microsoft Outlook 2003

Skedari me të dhëna nga Outlook 2003 në disk tjetër

Programi Outlook e krijon vetëvetiu një skedar për të ruajtur të dhënat në diskun e kompjuterit lokal. Ky skedar nuk është i domosdoshëm të ruhet në atë vend dhe shpesh është më praktike që të ruhet në disk tjetër.

Disku tjetër mund të jetë kartë e kujtesës, disk në rrjet ose në aparate tjera. Nëse e përdorni diskun nga karta e kujtesës (Memory Card) keni kujdes se ky disk mund të humbet lehtë dhe i humbni të gjitha të dhënat e ruajtura aty. Bëni gjithmonë kopje rezerve dhe nëse keni funksion me rëndësi kërkoni ndihmë nga veprimtaritë profesionale të TI-së.

1 Hape Outlook-in (profilin e llogarisë suaj)

2 Kliko në meny në Skedar > I ri > Skedar i të dhënave në Outlook

2 Zgjidhe tipin e skedarit të të dhënave (Lexo sqarimin se) ▼

Tipi i parë ofron mundësi më të mëdha, për shembull madhësi më të madhe të skedarit, por nuk mund të lexohet me verzionet e mëparshme të programit Outlook.

3 Ruaje skedarin në diskun dhe me emrin që dëshiron dhe kliko në pullën OK

4 Në dritaren e re shkruani emrin i cili tregohet në programin Outlook për këtë skedar me të dhëna dhe kliko në OK ▼

Shifrimi (encryption) mundëson që skedari të lexohet vetëm nga Outlook. Nëse dëshironi fjalëkalim për këtë skedar mbushni të dhënat në fusha, dhe që të mos ju pyes gjithmonë programi Outlook për fjalëkalim mund ta zgjidhni opsionin "Mbaj mend fjalëkalimin".

Këshillë: Nëse e përdorni kartën e kujtesës gjithmonë ruani skedarin me fjalëkalim, se ky disk mund të humbet lehtë.

Ruajta e të dhënave në skedarin e ri

Tani skedari është krijuar, por nuk përdoret nga Outlook për asgjë. Nëse dëshironi që Outlook të ruaj të gjitha të dhënat: mesazhet, dokumentet e pranuara, kalendarin, agjendën, etj. për llogarinë tuaj në këtë skedar të ri në disk tjetër duhet të ndryshoni këtë kështu:

1 Kliko në meny në Vegla > Llogaritë e postës

2Zgjidhe opsionin e dytë në listë për ndryshimin e llogarisë dhe kliko në pullën Vazhdo

3Në fund të kësaj dritare zgjedhe emrin e skedarit të krijuar në disk tjetër. Ky skedar tregohet në listë.

4Kliko në pullën Përfundo (Finish)

Programi Outlook ju tërheq vërejtjen tani se të gjitha shënimet ruhen në skedar tjetër në vend të atij standard.

5Kliko në pullën OK për të zbatuar këtë ose nëse mendoni se keni gabuar në pullon Anulo për tu kthyer prapa pa ndryshuar asgjë.

© Porta Shqipe - 2010 - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara