Porta shqipe   |  Mësime për programin Adobe Photoshop

Adobe Photoshop

Maska

Parafjalë
  • Kliko në fotografi për zmadhim të pamjes.
  • Ruaje natyrën! Mos e shtyp këtë mësim në letër pa nevojë.

Këtu mund të mësoni zbatimin e maskës me programin Adobe Photoshop. Maska është manipulim i pamjes së një pjese të zgjedhur të fotografisë. Për krijime profesionale duhet të mësoni më shumë për këtë program dhe artin e krijmit. Këtu tregohet një shembull i thjeshtë i kësaj mundësie.

Për këtë shembull unë e kam përdorur (me leje të përdorimit për këtë mësim) një fotografi nga fshati Drinas. Këtë fotografi e kam shkarkuar së pari në diskun lokal.

Zbatimi i maskës
  • Fotografia e cila hapet drejtpërdrejt nga disku në Photoshop është pjesë e sfondit. Sfondi nuk mund të ndryshohet. Ai është i kyçur.
  • Kur e krijoni një shtresë të re emri ka rëndësi për ju si krijues dhe mund të lexohet kur eksportohet imazhi, mirëpo nuk ka rëndësi për shfaqje.

1Hape fotografinë në Photoshop dhe dyfisho shtresën e sfondit në një shtresë të re (kliko me pullën e djathtë të miut në shtyllën e shtresës dhe pastaj në Duplicate).

2Në këtë shtresë të re, zgjedhe pjesën e fotografisë me njërën nga pajisjet e çadrës (marquee). Këtu unë e kam përdorur formën eliptike,

kështu:

  • Maska mund të krijohet brenda pjesë së zgjedhur (Reveal Selection) ose jashtë pjesës së zgjedhur (Hide Selection)

3Në fund të paletës me shtresa, kliko në pullën Add Layer Mask (ose kliko nga shtylla me meny në: Layer > Add Layer Mask > Reveal Selection)

Tani maska është krijuar nga sipërfaqja e zgjedhur.

Shënime tjera

Maska e krijuar tregohet tek paleta kështu:

dhe tek kanavaca (nga shembulli më lartë) kështu:

Maskës së krijuar mund t'i shtoni rreth të shkrirë anash (feathering) duke e hapur panelin e maskës (Mask)

Shembull i krijimit

Këtu më poshtë tregohet një shembull me maskë të shtresës së fotografisë nga fshati Drinas, nga shembulli më lartë:

© Porta Shqipe - 2010 - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara