Këtu mund të mësoni se si ndërrohet ngjyra e një pjese të fotografisë. Kjo pjesë mund të jetë jashtë apo brenda sipërfaqes së zgjedhur. Në këtë mësim do të ju tregoj unë se si e kam ndërruar ngjyrën e fotografisë së fytyrës së një femre, por duke e ruajtur ngjyrën e vërtetë të syve të saj. Këtë e kam bërë kështu:
Fotografinë e kam hapur në Photoshop dhe e kam zgjedhur syrin e majtë duke e përdorur pajisjen e lakut (Lasso Tool). Pas zgjedhjes e kam krijuar një shtresë të re me urdhërin Layer via Copy:
Me të njëjtën mënyrë e kam krijuar unë një shtresë të re edhe nga syri tjetër. Tani i kam bërë unë gjithsej tre shtresa:
Tani që sytë janë shtresë e re mund të ndryshohet lehtë fotografia nga sfondi në bardh e zi, pa e ndryshuar ngjyrën e syve, sepse sytë janë kopje në shtresa tjera të pavarura.
Ngjyra ndryshohet duke e zgjedhur shtresën me fotografi nga sfondi dhe duke klikuar pastaj në shtyllën e shfletimit qendror në: Layer > New Adjustment Layer > Black & White
Pas zbatimit të këtij urdhëri nga programi Fotoshop ngjyra e fotografisë ndryshohet në bardh e zi, por jo e syve në të njëjtën fotografi. Përpos në bardh e zi keni mundësi që të ndryshoni sfondin edhe në gjyra tjera.
Adobe Photoshop e krijon një shtresë të re ku mund të ndryshohen ngjyrat sipas dëshirës ose pjesës së fotografisë:
Shiko këto efekte të krijuara nga unë, me ngjyra të ndryshme: