Porta shqipe   |  Mësime për programin Adobe Photoshop

Adobe Photoshop

Pika e zhdukjes

Për këtë mësim duhen dy fotografi të ndryshme: një fotografi për sfond dhe fotografia e cila duhet të vendoset me filtrin e pikës së zhdukjes (vanishing point)..

  

Kliko në fotografi për zmadhim dhe/ose përdorim. Ruaje natyrën! Mos e shtyp këtë mësim në letër pa nevojë.

1Hape fotografinë e parë e cila duhet të ngjitet (në pikën e zhdukjes), kopjo këtë fotografi nga shtresa me Ctrl+C dhe mbylle dritaren në Photoshop me këtë fotografi. Fotografia e kopjuar është ruajtur në kujtesën e kompjuterit dhe do ta përdorim atë pak më vonë.

2Hape fotograftinë e sfondit (në këtë mësim fotografia e parë)

3Kliko në meny në Filter > Vanishing Point (Alt+Ctrl+V)

4Kur hapet dritarja e re kliko në tastin me germën C për të vizatuar rrjetin për vendosje të imazhit

5Nëse ka nevojë zmadho pamjen që të shohësh më mirë pikëzat e imazhit.

6Vizato rrjetin duke e tërhequr miun në tërë sipërfaqen e cila duhet të zgjedhet. Në këtë shembull unë dëshiroj që të ngjes afishen djathas në mes të dy afisheve në fotografinë majtas. Për të bërë këtë të mundur e kam zgjedhur afishen e mesme.

7Lëshoje miun kur i bashkon pikat. Tani ngjite imazhin e ruajtur në kujtesë (nga këshilla në fillim)

Për të hapur gomën shtype pullën E nga tastiera (për Eraser) ose kliko në pullën me gomë tek shtylla me pajisje të punës. Për të ndërruar madhësinë kliko tek vetitë e gomës, sikur që tregohet këtu.

Posa të vendoset imazhi në sipërfaqen e rrjetit Photoshop e përshtat atë vetëvetiu sipas formës dhe perspektivës. Nëse ka nevojë ndryshoje madhësinë e imazhit të cilin e ke ngjitur (me Ctrl+T) për Transform.

Kur e përfundon vendosjen kliko në pullën “në rregull” (anglisht OK) për tu kthyer tek dokumenti.

Kështu duket ky shembull i thjeshtë nga ky mësim. Për efekt më të mirë duhet përpunim më i kujdeshëm. Ndrysho për këtë madhësinë e rrjetit dhe nëse ka nevojë përmirëso pamjen e imazhit pas vendosjes që të duket më mirë. Sa më i vogël që është rrjeti aq më e përpikët është zgjedhja dhe kopjimi.

© Porta Shqipe - 2010 - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara