Porta shqipe   |  Mësime për programin Adobe Photoshop

Adobe Photoshop

Shkrirja e dy fotografive

Për këtë mësim të duhen dy fotografi të ndryshme. Unë i kam përdorur këto fotografi për krijimin e një afishe të filmit.

  

Ti mund të klikosh në secilën fotografi tek ky mësim për zmadhim të pamjes. Për fillestarë gjithashtu sqarohet posaçësht kuptimi i fjalëve të përdorura. Kliko në hiperlidhje për ta hapur ose për ta mbyllur sqarimin.

Të lutem ruaje natyrën! Mos e shtyp këtë mësim në letër pa nevojë.

1Krijo një dokument të ri me dy shtresa. Shtresën e parë quaje “sfondi” dhe shtresën e dytë “plaku”. Mos harro se emri i shtresës ka rëndësi. Programet grafike e lexojnë këtë emër dhe duhet të jetë logjik dhe jo shtresa1, shtresa2, etj.

Në programet grafike shtresat (anglisht layers) mundësojnë që objektet të vendosen mbi njëra tjetrën. Tek programi Adobe (Adobi) Photoshop (fotoshop) shtresa mund tė shtohet me kombinimi e pullave tė tastierės “Ctrl+Shift+N”, ose duke klikuar në menu në Layer > New > Layer

Kur krijohet një dokument të ri me Photoshop gjithmonë shtresa e parë quhet Background dhe është e kyçur. Kjo shtresë mund të hiqet vetëm pas shtimit të një shtrese tjetër. Për të hequr shtresën e parë (nëse ju pengon), pas shtimit e shtresës së re, klikoni me pullën e djathtë të miut në shtresën e parë dhe pastaj në Delete.

2Vendose fotografinë e parë e cila përdoret si sfond në shtresën e parë

3Vendose fotografinë e cila duhet të zbehet në shtresën e dytë (më lartë). Kështu duken ato tani në Photoshop

4Kliko me pullën e djathtë të miut mbi shtresën (fotografinë e vogël tek shtresa, sikur që tregohet në imazhin më poshtë) dhe tek lista e menysë së hapur kliko në "Blending Options"
5Kur hapet dritarja e re, tek “Blending Modes”, zgjidhe mundësinë “Overlay

Tani imazhi është shkrirë në tjetrin, por ne natyrisht nuk dëshirojmë që të shihen pjesët e panevojshme. Këto mund të shlyhen me gomë. Ke kujdes. Zgjedhe shtresën e duhur.

Për të hapur gomën shtype pullën E nga tastiera (për Eraser) ose kliko në pullën me gomë tek shtylla me pajisje të punës. Për të ndërruar madhësinë kliko tek vetitë e gomës, sikur që tregohet këtu.

Kështu e kam krijuar unë, për këtë mësim, këtë afishe të filmit për (kinse) kinemanë e fshatit Drinas. Nuk është art, por nuk është as qëllimi i këtij mësimi.
© Porta Shqipe - 2010 - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara