Gjuha PHP (pë-hë-pë) është gjuhë dinamike për krijimin e faqeve të uebit. Kur vizitori e kërkon një faqe në server ku është vendosur sajti i uebit, PHP-ja e dërgon rezultatin e kërkesës.
Gjuha e përpunimit të faqeve HTML është statike. Kjo do të thotë se gjithë kodi sikur që është i dërgohet vizitorit, jo vetëm rezultati i kërkimit. Me PHP kodi mbahet në server, vizitori nuk e sheh se si është shkruar dhe se si punon.
Ky është një shembull i thjeshtë i faqes në gjuhën PHP.
Secili dokument me gjuhën PHP duhet të filloj me shenjat
<?php
// dhe duhet të mbyllet me shenjat
?>
Komanda me emrin print "..." ose echo "..." është njësoj sikur në JavaScript document.write ("..."); ose në gjuhën ASP response.write "..."; dhe do të thotë ashtu sikur që e ka quajtur krijuesi i saj këtë komandë në gjuhën e tij: "thirr/printo/trego/shkruaj/ këtë përmbajtje në mes thonjëzave për vizitorin e kësaj faqe.
Kështu tregohet shembulli më lartë në shfletues:
Nëse e shikoni burimin e kodit do të shihni se tregohet vetëm fjala në mes thonjëzave. Të tjerat nuk i dërgohen kompjuterit tuaj, vetëm rezultati.
Për të provuar se a punon PHP në serverin tuaj të uebit, kopjoni dhe ngjitni kodin, nga shembulli më lartë në përpunues të thjeshtë të tekstit (p.sh. bllokun e shënimeve nga Windows-i), ruani dokumentin me prapashtesën .php dhe hapeni atë në shfletues. Nëse fjala në mes thonjëzave tregohet ashtu sikur në demonstrimin këtu, atëherë PHP është i instaluar.