Funksioni “if” if do të thotë anglisht “nëse”, “else if” do të thotë “nëse përndryshe” dhe “else” “përndryshe”. Sikur që fjala e thotë ashtu edhe përdoret ky funksion, sipas kushtit.
Ja këtu një shembull i thjeshtë në të cilin tregohet teksti në faqe sipas asaj që është plotësuar nga vizitori në faqe. Për ta kontrolluar se si punon kopjoni këtë kod dhe ruani dokumentin me emrin e njëjtë sikur tek veprimi (action).
<form method="get" action="if.php">
<input type="text" name="fjala" />
<input type="submit" value="demonstrim" />
</form>
<?php
$fjala = $_request["fjala"];
if ($fjala == "") {
echo "Ju lutem plotësoni fjalën e cila kërkohet!";
}
else if ($fjala == "porta") {
echo "Po, kjo është fjala e cila kërkohet. Vazhdoni këtu më tutje ";
}
else {
echo "Fjala " . $fjala . " është gabim.";
}
?>
| Kodi | Sqarimi |
| $ | ndryshoret në PHP fillojnë me shenjën e dollarit |
| $fjala | ndryshore e emëruar nga ne e cila e zëvendëson atë që është pas barazimit |
| $_request["fjala"] | fusha nga formulari me emrin në mes të thonjëzave |
| if $fjala == "" | nëse fjala është e barabartë me (e zbrazët në këtë rast), atëherë ... |
| { | do të thotë atëherë (sikur në gjuhët tjera fjala "then") |
| echo | tregoje këtë tekst në faqe (këtu mund të përdoret edhe komanda print nga C+) |
| } | kushti "atëherë" (if) mbyllet menjëherë, jo në fund sikur tek gjuhët tjera |
| . | do të thotë “edhe”; funksioni ose ndryshorja pa thonjëza, teksti në mes thonjëzave |
| else if $fjala | përndryshe nëse fjala është (sikur ajo në mes të thonjëzave) ... |
| else | përndryshe (nëse fjala është diçka tjetër) |