Kështu bëhet ridrejtimi i faqes në dokumentin e uebit në gjuhën PHP. Në dokument nuk duhet të ketë kod tjetër, por vetëm kodi që tregohet në këtë shembull të ridrejtimit.
Dokumenti me emrin index.php është dokumenti kryesor brenda një regjistri (anglisht directory) në stacionin e diskut të kompjuterit. Kjo do të thotë se kur hapet adresa e faqes http://www.portashqipe.com/mesime/ nga vizitori, në të vërtetë hapet faqja http://www.portashqipe.com/mesime/index.php në shfletues.
Nëse dokumenti kryesor në këtë regjistër do të ishte HTML ose ASP ky dokument do të kishte këtë prapashtesë, dhe natyrisht ajo gjuhë do të përdorej për ridrejtim. Shiko këtu tek Porta rijdrejtimin me HTML dhe këtu me ASP.