Porta shqipe  |  Mësime për gjuhën PHP

Tregimi i imazhit me renditje rasti me PHP | Displaying a Random Image with PHP

Kështu mund të ngarkohet imazhi me renditje rasti në gjuhën PHP.  Në këtë shembull i kam përdorur tre fotografi nga fshati Drinas (www.drinas.eu).

Emrat e funksioneve i kam përdorur anglisht që të kuptohen më lehtë nga të huajt: myDirName është ndryshore për emrin e regjistrit (shtegut në server) ku gjendet imazhi, myImageName është rreshtim (array) për emrat e imazheve për ngarkim me renditje rasti dhe displayMyRandomImage është ndryshore e cila kujdeset që të ngarkohet imazhi me renditje rasti. Të gjitha ndryshoret përcaktohen me shenjën e dollarit $.

Ngarkimi me renditje rasti bëhet i mundur me funksionin e ngulitur në gjuhën PHP me emri array_rand që do të thotë anglisht array random (rreshtim me renditje rasti)..

imazh_me_renditje_rasti.php
<?php
$myDirName = '/mesime/php/fshati_drinas/';
$myImageName = array('01.jpg',
'02.jpg',
'03.jpg');
$displayMyRandomImage = $myImageName[array_rand($myImageName)];
echo '<img src=' . $myDirName . $displayMyRandomImage . ' width="250" height="200">';
?>

Demonstrim

Kështu tregohet shembulli më lartë në shfletuesin tuaj. Sa herë që ringarkohet faqja tregohet imazh tjetër. Pasi që numri i imazheve nuk është i madh këtu mund të ndodh qëtë tregohet shpesh i njëjti imazh.

imazh_me_renditje_rasti.php
© Porta Shqipe - 2010 - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara