Porta shqipe   |  Mësime për Windows Vista

Instalimi i tastierës shqipe me Windows Vista anglisht

Këtu mund të mësoni se si instalohet tastiera në gjuhën shqipe me sistemin drejtues të kompjuterit Uindous Vista. Nëse e keni sistemin drejtues në gjuhën shqipe lexoni mësimin tjetër këtu. Pas instalimit mund të përdoren shkronjat shqipe me tastierë angleze kështu: { = Ç    [ = ç  ; = ë  : = Ë
  • Hape panelin e kontrollit duke klikuar në Start > Control Panel
  • Pas hapjes klikoni në ikonën “Clock, Language and Region
  • Klikoni tani në “Regional and Language Options” dhe zgjedhni mundësinë “Change keyboards and other input methods
  • Hapeni skedën “Keybords and Languages” dhe klikoni në pullën “Change keyboards
  •  Klikoni në pullën “Add
  •  Zgjedhni gjuhën shqipe nga lista e gjuhëve
  • Tani tastiera e gjuhës shqipe është instaluar dhe mund të përdoret. Nëse dëshironi që të tregohet gjuha në shiritin në fund të tryezës, klikoni në skedën Shiriti i gjuhës dhe zgjedhni mundësinë: “Docked in the taskbar”

Tastierat mund të ndryshohen sipas dëshirës duke klikuar mbi ikonën e gjuhës në shirit në fund të tryezës ose me kombinimin e pullave Alt-Shift.